Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka gjatë takimi me emigrantët në Athinë, i ka falënderuar ata për kontributin e përditshëm që japin për Shqipërinë me remitancat që sjellin për familjet e tyre, që i japin frymë ekonomisë së vendit.
Noka bëri thirrje që emigratët shqiptarë të votojnë për ndryshimin e Shqipërisë, ndërsa u ka bërë thirrje që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi se, programi i PD-së është shpëtim për Shqipërinë, ndërsa theksoi se, çdo emigrant që do të kthehet dhe të investojë në vendin e tij, për 5 vite me radhë do të jetë pa taksa.
Fjala
Para se të filloj fjalën time, dua të ju përcjell ju dhe çdo bashkëkombasi tonë në Greqi, përshëndetjet me të përzemërta më të çlirëta, mirënjohjen më të madhe për ju, për atë që ju keni bërë për atdheun dhe familjet tuaja në atdhe nga kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha.
Ky i sotmi është një bashkim i njerëzve të lirë, i njerëzve që janë mbledhur dhe po luftojnë për të shpëtuar Shqipërinë, për ta nxjerrë vendin tonë, nga një errësirë ku e ka zhytur Edi Rama dhe qeveria e tij dhe për ta kthyer Shqipërinë tonë të dashur në shinat normale të zhvillimit dhe integrimit.
Vijmë këtu së bashku si qytetarë të lirë, ne vijmë këtu pa autobus, ju keni ardhur këtu pa urdhër dhe diktat, me vullnet dhe me shpirt, për ta ndryshuar Shqipërinë.
Ne vijmë këtu pa kryetar bashkish, ministra, ofiçarë dhe oborrtar, siç edhe pak kohë më parë kryetari i organizatës mafioze, që quhet Edi Rama.
Ne vijmë këtu për të biseduar me ju, për të qarë hallet tuaja dhe të familjeve tuaja dhe nuk vijmë këtu për të përdorur emigrantët si dekor politik, për imazhin e rrënuar dhe të shkatërruar të Edi Ramës.
Ne vijmë këtu se duam të gjithë së bashku që Shqipëria të dalë mirë, që shqiptarët të jenë mirë, që familjarët tuaj në atdhe të kenë mundësi më të mëdha.
Ne duam që çdonjëri në Shqipërinë e pas 11 majit të bëjë detyrat që i takojnë dhe shteti mbi të gjitha të jetë shërbëtori i qytetarëve, interesave dhe problematikave që ata i shoqërojnë.
Ne duam që ju të punoni për veten tuaj dhe jo të harxhoni gjysmën e të ardhurave tuaja për të mbajtur familjet tuaja në Shqipëri, barrë dhe detyrë që e ka qeveria dhe pushteti.
Ne e dimë mirë, që ju emigrantët tanë këtu në Greqi, në Itali apo nëpër Botë, e doni Shqipërinë, dhe luftoni varfërinë më shumë se kushdo tjetër në vendin tuaj.
Ne e dimë shumë mirë që po të mos ishit ju, shumë shqiptarë do të ishit në mjerim.
Ne e dimë se me remitancat tuaja, ju mbani shëndetin e familjarëve tuaj në Shqipëri, sepse po të jetë për qeverinë, shëndeti i popullatës nuk duhet të ekzistojë.
Për derrat e majmur të pushtetit nuk ekziston qytetari dhe hallet e tij.
Për 12 vite të nderuar motra e vëllezër, organizata kriminale që qeveris në Shqipëri vetëm sa shtuan varfërinë familjarëve tuaj dhe shqiptarëve atje.
Ata për 12 vite bënë gjithçka që shqiptarë të ikin nga vatrat e tyre dhe braktisin familjet.
Sot për fat të keq, jemi i vetmi popull në Europë që shumica jetojnë jashtë atdheut se në atdhe.
Dhe kjo fatkeqësi që ka pllakosur Shqipërinë prej 12 vitesh, është Edi Rama.
Ne e dimë se edhe këtu në Greqi ku jetoni, është bërë e vështirë se janë rritur çmimet, është rritur kostoja e jetesës, por ju prap se prap e gjeni një mënyrë për tu ardhur në ndihmë për hallet dhe problemet e tyre.
Ndaj ju, diasporës në Greqi, Itali apo diasporës në gjithë botën, Shqipëria do të ju jetë mirënjohëse gjithmonë.
Falë punës dhe këmbënguljes tonë, ja dolëm që për herë të parë ja dolëm që të imponojmë ushtrimin e të drejtës së votës tuaj, nga këtu ku jeni.
Në 11 maj, vota juaj do të jetë barrikadë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të frenojë rrëshqitjen drejt greminës të vendit tonë, drejt asaj gremine ku e ka orientuar për 12 vite, kreu i organizatës kriminale të qeverisjes.
Ju me votën tuaj do të bëni të mundur kthesën, që Shqipëria të ngrihet, të vazhdojë dhe të rikthehet në rrugën e saj Europiane të ndërprerë nga banda në pushtet.
Angazhimi i forcës tonë politike në një program të qartë për shqiptarët, përfundimisht do ta zhdukë mjerimin ndër shqiptarë në 100 ditët e para të qeverisjes.
Programi ynë do ti japë zgjidhje, plagëve të krimit dhe korrupsionit ku është zhytur Shqipëria.
Programi i PD-së është shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ne do të ofrojmë zgjidhje për pensionistët. Shteti i pas 11 majit do t’i sigurojë pensionistëve një pension minimal 220 euro. Do t’i sigurojë mundësitë e shërbimit dhe mjekimit, sepse e meritojnë, se pensionistët kanë kontribuar një jetë për vendin tonë dhe nuk meritojnë të trajtohen siç i trajton kreu i qeverisë.
220 euro pensioni minimal në 100 ditët e para të qeverisjes tonë.
Shqipëria do të ketë për herë të parë minimum jetik të vendosur me ligji, 200 euro.
Nuk do të ketë në Shqipëri rrogë nën 500 euro.
Këto janë hapat e parë që do të ndërmarrë PD për të luftuar mjerimin, varfërinë dhe për të rimëkëmbur shoqërinë shqiptare.
Edhe për ju emigrantë, Partia Demokratike ka një program të qartë.
Kushdo që do të kthehet në atdhe, dhe të investojë për 5 vite do të ketë zero taksa.
Kushdo që do të kthehet në Shqipëri, do t’i mundësohet një kredi e butë për zero interes që çdokush që kthehet të ketë mundësi të blejë një shtëpi, si çdo shqiptar atje.
Do të kemi një paketë të plotë për emigrantët tanë.
Discussion about this post