GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U vetëvra në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, kërkohen 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit: I diskreditoi dinjitetin…

10:25 - 03/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U vetëvra në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, kërkohen 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit: I diskreditoi dinjitetin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë më tre fëmijët e saj. Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi e cila në majin e vitit të kaluar zgjodhi që të vetëvritet në lumë duke i shkaktuar vdekjen edhe tre fëmijëve të saj me të cilët u hodh në lumë.

Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Sipas prokurorisë Erdgys Arrazi ka kryer sjellje që diskretitojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës ndërsa është përjashtuar që të ketë patur persona të tjerë të përfshirë. Për këtë arsye kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me tret ë vegjlit e saj. Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës. Pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin i ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Ngjarja:

Më 5 maj të vitit të kaluar Alma Arrazi mori me vete tre fëmijët e saj dhe u hodh në ujërat e lumit Buna në Shkodër duke i dhënë fund jetës.

Tre ditë pasi ishin mbytur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e njërit prej fëmijëve. Më pas u desh ardhja e polumbarëve të forcave RENEA nga Tirana të cilët pas disa ditësh kërkime arritën që të gjejnë në vende të ndryshme trupat e tjerë, të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të mbytur në ujë. Policia pas kësaj ngjarje të rëndë arrestoi bashkëshortin e viktimës dhe babain e tre fëmijëve.

Arrazi më përpara ka mohuar se është ai shkaktari i vetëvrasjes së bashkëshortes dhe për rrjedhojë edhe i tre fëmijëve të mitur duke thënë se dyshimet dhe akuzat se e ka keqtrajtuar dhe dhunuar psikologjikisht apo fizikisht Alma Arrazin ishin të pavërteta por më pas i dyshuari ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Pavarësisht këtyre pretendimeve në përfundim të hetimeve prokuroria e cilëson si fajtor 32 vjeçarin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes duke kërkuar 6 vite burg në gjykatën e Shkodrës por duke i ulur dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i gjykatës së shkallës së parë në Shkodër pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe mbrojtjes që do të paraqesin avokatët.

Etiketa: alma arraziBurgburriKryesore1mbytje

Lajme të lidhura

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Para
Pas Berishës edhe Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

Pas Berishës edhe Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Lexo më shumë
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

12:06 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com