GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pornografia në rrjet, kërcënimi më i rrezikshëm për fëmijët sot

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Pornografia në rrjet, kërcënimi më i rrezikshëm për fëmijët sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pornografia e kudondodhur rezulton një nga faktorët kryesorë të seksualizimit të fëmijëve dhe të sjelljes së tyre në dëm të familjes, prandaj komuniteti duhet të punojë për mbrojtjen nga kjo e keqe që i është imponuar shoqërisë bashkë me teknologjinë e internetit.

Laura Tomsa e bamirësisë australiane Barnardo’s në mbrojtje të fmailjes, thotë se përmbajtjet pornografike kanë pasoja serioze te të rinjtë e fëmijët, në botëkuptimin e tyre për marrëdhëniet, seksin e trupin e tyre.

Këto përmbajtje dëmtuese në rrjet, jo vetëm që nuk kanë filtra e kontrolle për të ndaluar që të shihen nga fëmijët, po shpesh u shfaqen atyre në formën e reklamave apo promovimeve edhe kur nuk dëshirohen.

Laura thotë se shumica e pornografisë në rrjet përmban “dhunë, e abuzim”, ndërsa të rinjtë e të vegjlit që kanë akses në to, marrin një perceptim të shtrembëruar të lidhjeve dhe roleve gjinore.

“Përmbajtjet që normalisht ndalohen në televizion, janë të gjithë të shfaqura lirisht online. Këtu përfshihen seksualizimi i fëmijëve, praktika të dhunshme seksuale, mizori e abuzime, që normalisht ndalohen në rrjetet televizive. Por çfarë dobie ka kjo kur ato gjenden hapur online?”, shton ajo.

“Studimet qeveritare kanë treguar se ka konsensus te gjerë për rolin e dëmshëm të pornografisë, sidomos në situatën aktuale të dhunës ndaj grave e vajzave. Prandaj ne duhet të kërkojmë kontroll të materialit pornografik online sipas standardeve të televizionit”.

Në sondazhet e bamirësisë me prindërit në lidhje me pornografinë në rrjet, pjesmarrësit shpreheshin të shokuar nga përmbajtjet ekstreme që mund të shiheshin nga fëmijët e tyre.

Gjatë anketimit të një grupi prej 20 fëmijësh adoleshentë, një e treta pranuan se kishin parë akte dhune në pornografi, dhe mendonin se seksi në pornografi ishte afër atij të jetës reale.

Duket qartë se sëmundja e pornografisë në rrjet po i jep formë mendjes së adoleshentëve, sjellja e të cilëve sot karakterizohet nga një krizë ekstreme emocionale dhe mungesë vlerash shoqërore e familjare.

Etiketa: fëmijëtpornografia ne rrjetrrezikurrjeet sociale

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin derbin e Milanos dhe takojnë Kristjan Asllanin

Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin derbin e Milanos dhe takojnë Kristjan Asllanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas
Aktualitet

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas

11:01 - 02/06/26

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima,...

Lexo më shumë
“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

10:54 - 02/06/26
Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

10:32 - 02/06/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:13 - 02/06/26
“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

10:00 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbets10 girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş