Moderatorja Arbana Osmani u përgjigj teksa u pyet nga konkurenti i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj në lidhje me partnerin e saj Eduart Grishaj.
Në rolin e moderatorit të emisionit “BBV”, Donaldi e pyeti Arbanën se çfarë nuk i pëlqen asaj tek i dashuri. Ajo i ktheu përgjigje se partneri i saj është njeri fantastik dhe se nuk ka asgjë që nuk i pëlqen.
“Është një njeri i rrallë, është fantastik. Nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduarti”, tha Arbana.
Produksioni i “BBV” i realizoi dëshirën Donaldit që të kryente një intervistë me prezantuesen Arbana Osmani duke marrë përkohësisht rolin e moderatorit. Më pas, ai u kthye në shtëpi.
Discussion about this post