GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

TEC në Roskovec, ambintalisti: U hoq nga Korça për t’iu dhënë Bashkim Ulajt

19:39 - 04/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
TEC në Roskovec, ambintalisti: U hoq nga Korça për t’iu dhënë Bashkim Ulajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një termocentrali me gaz në Roskovec, në një tokë të pasur bujqësore. Ky vendim u mor pa zhvilluar asnjë konsultim me banorët e zonës, duke nxitur reagimin e tyre kundër. Ambientalisti Lavdosh Ferruni tha në studion e MCN se TEC-i do të ndotë zonën dhe ka dyshime se pas tij fshihet një aferë. Ai tha se projekti përbën një rrezik kombëtar pasi hap precedentin për të ndërtuar edhe të tillë në Shqipëri.

“Ndotja do të krijohet në përmasa të tilla saqë banorët edhe mund të ikin. TEC do të prodhojë energji për Greqinë. Le të na thotë dikush nga autoritetet pse nuk është bërë konsultimi me publikun. Por as me palë të tjera interesi në shoqërinë shqiptare, më 18 dhjetor, në prag të Vitit të Ri, qeveria doli dhe njoftoi se u aprovua ndërtimi i këtij TEC në Roskovec. Aty është thënë që do të bëhet një impiant fotovoltaik. Ka disa dokumente që janë mbajtur në heshtje, që flasin për ndikimin mjedisor. Në kuadrin e legjislacionit të BE-së, ne edhe do të taksohemi për ndotjen, kur Greqia merr energjinë. Ne ndotemi dhe paguajmë. Taulant Balla tha se është investim strategjik. Pra strategji zhvillimi duke u ndotur. Këtu është një oligark, Bashkim Ulaj, më i fuqishëm se ai i inceneratorëve. Unë isha pardje në Roskovec, takova njerëz aty. Kishin makina shumë të mira, që flet për nivelin e jetesës. Ata janë aty dhe jetojnë mirë. Dhe në mënyrë kaq të çuditshme shkon oligarku dhe blen tokë”.

Ferruni tha se projekti ka lidhje me një të ngjashëm në Korçë, të cilin qeveria e ka anuluar dhe më pas ka fituar gjyqin me një kompani austriake.

“Ka një precedent të çuditshëm. Ishte parashikuar një TEC për t’u bërë në Korçë. Qeveria e rrëzoi këtë koncesion dhe investitori kaloi në gjyq ndërkombëtar. Arsyeja pse u rrëzua ishte emetimi shumë i madh i gazeve serrë. Ky emetonte gazet serrë, që bie ndesh me detyrimet ligjore që ka shteti ligjor. Po tani, si ka mundësi që ti këtë investim e heq nga Korça dhe e çon në Roskovec. Pra, ia heq austriakut dhe ia jep Bashkim Ulajt. Kompania hodhi në gjyq shtetin shqiptar dhe shteti shqiptar fitoi. Ky vendim ka dalë në qershor të vitit të kaluar dhe ky ishte një sukses i madh i Avokaturës së Shtetit. Por nuk u përmend fare. U përmend pasi doli vendimi në korrik për ndërtimin e TEC. Pra, skenari është i qartë, nuk miratojmë TEC e Korçës se duhet t’ia japim një tjetri”.

Ferruni shtoi se ndërsa numri i impianteve që djegin fosile sa vjen e reduktohet nëpër botë, në Shqipëri ndodh e kundërta. Ai u bëri thirrje banorëve të Roskovecit të organizohen për të ndalur progresin e këtij projekti.

“Ajo që po ndodh kudo në botë është se po reduktohet numri i impianteve që djegin fosile, duke shtuar me ritme të shpejta investimet në centrale që mbështeten te energjia e erës, diellit etj. Në mënyrë urgjente duhet ndaluar firmosja e çdo kontrate për burime energjie të gjeneruara nga fosilet. Ka plane të tjera veç Roskovecit. Ka plane për TEC-e në Vlorë. Do të ndërtohen edhe të tjera në Ersekë dhe Korçë. Me kë janë konsultuar këta”.

Etiketa: Bashkim UlajRoskovec

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Daily Mail: Mafia shqiptare drejton tregun e kokainës në Angli

Daily Mail: Mafia shqiptare drejton tregun e kokainës në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com