GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-kreu i KQZ-së: Vota e diasporës, një ‘grackë’ për të tërhequr vëmendjen…

10:43 - 05/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet lokale dhe ligji zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume ka folur  mbi pritshmëritë e procesit zgjedhor në vend.

Sipas tij, edhe ky proces që pritet të zhvillohet për pak muaj do të jetë i njëjti me atë të kaluarin.

“Unë pres që të ndodhemi edhe në këtë proces zgjedhor përpara shfaqjes së arrogancës së partive politike dhe sigurisht të partisë që ka më shumë mundësi për ta bërë një gjë të tillë, që është partia e mazhorancës.

Arrogancë e cila, e shfaqur si e tillë në angazhimin e tyre për të bërë ndryshimin në legjislacion, arrogancë e cila vazhdon të mbetet si e tillë në sjelljen e asaj që tashmë ne kemi hyrë në procesin zgjedhor. Arrogancë e cila është shfaqur edhe në anën e Parlamentit”, shprehet ai.

Fokusi i partive politike,- thotë Kume, ka qenë vota e diasporës, duke e cilësuar këtë si një grackë për të tërhequr vëmendjen nga problematikat e tjera.

“Për mua për të bërë të mundur që të kemi një proces zgjedhor pak më ndryshme nga ata të mëparshmit, në afrimin e tij me ato standardet, vëmendja e të gjithëve, ato dhe pjesëmarrës në proces, duke marrë parasysh partitë politike duhet të jetë njësoj dhe me të njëjtin intensitet të gjitha çështjet, afektojnë brenda procesit zgjedhor.

Kjo që unë pres të ndodhë në këtë proces, është ndoshta, mbase jo me të njëjtin intensitet, por mbase shfaqen të njëjtat fenomene me ato të cilat u përballën në zgjedhjet e fundit për organet e qeverisjes vendore. E them këtë sepse deri më tani nuk është bërë asnjë ndryshim, në rregulla, në kushte, në legjislacion le të themi, për të parandaluar apo paraprirë punët të cilat do të zhvillojnë zvogëlimin e frekuencës e shfaqjes së këtyre fenomeneve. Partitë politike, duke marrë parasysh edhe dy kryesorët, që kanë fuqinë dhe mundësinë për të bërë ndryshime, nuk i kushtojnë aspak vëmendje punës për të realizuar këtë detyrim që lidhet edhe me angazhimin e shtetit tonë për rekomandimet e OSBE-ODIHR. Dhe jo vetëm, por nëse e keni ndjekur, besoj që e keni ndjekur, gjithçka është e përqendruar tek vota nga jashtë territorit të vendit duke e konsideruar këtë si problemin shumë të rëndësishëm të procesit zgjedhor, i cili që të zgjidhej duhet patjetër vullneti i tyre, ishte një argument lavdërues i punës së tyre ndaj procesit zgjedhor. Për mua, kjo ishte një grackë e ndërtuar bukur, dhe vazhdon akoma të mbetet si e tillë për të tërhequr vëmendjen, për të mos krijuar atë situatën që nuk është pëlqyese nga partitë politike. Sa i takon sjelljes së tyre në procesin zgjedhor, për zgjedhjet që zhvillohen këtu brenda, këtu në Shqipëri.

Unë pres që të ndodhemi edhe në këtë proces zgjedhor përpara shfaqjes së arrogancës së partive politike dhe sigurisht të partisë që ka më shumë mundësi për ta bërë një gjë të tillë, që është partia e mazhorancës.

Arrogancë e cila, e shfaqur si e tillë në angazhimin e tyre për të bërë ndryshimin në legjislacion, arrogancë e cila vazhdon të mbetet si e tillë në sjelljen e asaj që tashmë ne kemi hyrë në procesin zgjedhor. Arrogancë e cila është shfaqur edhe në anën e Parlamentit.

Si Parlamenti mund të sillet sot dhe të vendosë, të marrë një vendim i cili si i tillë është ndër ato që nuk lejohet të bëhen 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve parlamentare. Vendimi që morën për bonusin për pensionistët. Ashtu sikurse, unë pres që reagimi i pjesës tjetër të partisë opozitare, të jetë i pamjaftueshëm në kuptimin që të mos ketë në dorë e vetme për parandalimin dhe mos të ketë presione ndaj atyre që guxojnë dhe atyre që natyrisht e kanë pjesë të veprimtarisë së tyre, ndërhyrjen në procesin zgjedhor, në funksion të interesit elektoral të tyre. Ajo çfarë po bëhet me SPAK, për mua është një tregues i asaj që e vë në pikëpyetje pritshmërinë për atë çka duhet se përse është i nevojshëm aktivizimi i këtij institucioni ligjzbatues. Pse? Sepse, historia e përqasjes së këtij institucioni ndaj fenomeneve nuk të japin dot mundësinë të shprehesh që po, ata tashmë do të arrijnë të japin shumë më tepër dhe shumë më mirë nga ajo që kanë dhënë deri më sot”, u shpreh ai.

Etiketa: Diasporagrackevota

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Tjetër skandal në “BBV”/ Jozi e quan Gjestin “kopil shkine” (video)

Tjetër skandal në “BBV”/ Jozi e quan Gjestin “kopil shkine” (video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com