GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Lulzim Vishës/ RENEA bastis banesën e Ervis Lamit, dyshohet se është në…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Lulzim Vishës/ RENEA bastis banesën e Ervis Lamit, dyshohet se është në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat RENEA kanë ushtruar sërish kontroll natën e kaluar në banesën e 31-vjeçarit Ervis Lamit në fshatin Zall Mner të Kamzës, i cili është i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçari Lulzim Visha mëngjesin e të premtes së 24 Janarit.

Zyrtarisht ndaj tij nuk është ngritur akuzë për vrasje, por është shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Burime bëjnë me dije se kishte dyshime se ai mund të ishte kthyer në banesë, por mësohet se sërish nuk është gjetur aty.

Sipas sistemit TIMS, Lami ndodhet në Shqipëri dhe nuk rezulton që të ketë kaluar kufirin. Megjithatë ka dyshime se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Kosovë.

Policia është hermetike sa i takon provave që mund të kenë gjetur në banesën e Lamit, që mund ta lidhin atë me vrasjen e Lulzim Vishës.

Nga kontrolli i ushtruar herën e parë pas atentatit, në banesën e Ervis Lamit janë gjetur një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok. Gjithashtu, në oborrin e banesës janë gjetur dhe 4 gëzhoja armë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kanë qenë dy godina, ku njëra prej të cilave ishte shtëpi druri, brenda të cilës efektivët kanë parë vrima në mure të shkaktuara me armë zjarri. Dyshohet se këto vrima mund të jenë bërë për të provuar armë të ndryshme.

Në momentin kur është ushtruar kontroll në banesën e Ervis Lamit, ky i fundit nuk u gjet në banesë, por derën e ka hapur një familjar i tij.

Për armët e gjetur në banesë, Policia arrestoi djalin e xhaxhait të Ervis Lamit, 37-vjeçarin Eduart Lami, pasi banesa përdorej nga të dy.

Lulzim Visha u vra mëngjesin e 24 Janarit teksa ka qenë duke shkuar për në punë në momentin kur është ekzekutuar rreth 200 metra larg banesë së tij, teksa makina që po drejtonte i përkiste kompanisë “Postman”, që dërgon pako në gjithë Shqipërinë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja, teksa dyshohet se autorët kanë përdorur një armë zjarri me silenciator, pasi banorët e zonës kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Disa orë pas ngjarjes, automjeti tip “Porsche” i përdorur nga autorët u gjet i djegur në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, teksa brenda makinës u gjet dhe një armë e gjatë zjarri, e cila dyshohet si arma e përdorur nga autorët në atentatin ndaj Lulzim Vishës. Makina e autorëve rezultonte e vjedhur në Elbasan.

Pista kryesore ku po heton Policia është ajo e konflikti që ai kishte patur pak kohë më parë me anëtarë të familjes Lami, po në fshatin Zall Mner, ku shkaku i konflikti dyshohet se kanë qenë motivet e pronësisë.

Etiketa: baneseervis lamiRENEA

Lajme të lidhura

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona
Aktualitet

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26
Para
Bota arabe refuzon planin e Trump: Palestinezët nuk lëvizin nga Gaza

Bota arabe refuzon planin e Trump: Palestinezët nuk lëvizin nga Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare
Sport

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26

Klubi i Spartak të Moskës ka prezantuar sot zyrtarisht Mirlind Dakun si afrimin më të ri të tij. Futbollisti shqiptar...

Lexo më shumë
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26
Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com