GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emiriana Sako i jep çekun me 259 MLN lekë Klodian Alimadhit për llambat e plazhit, tenderi i anuluar dy herë

15:12 - 05/02/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Emiriana Sako i jep çekun me 259 MLN lekë Klodian Alimadhit për llambat e plazhit, tenderi i anuluar dy herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është shënimi i Open Data Albania për tenderin e fundit të Emiriana Sakos. Kryetarja e Bashkisë Durrës e bëri lëmsh prokurimin vetëm për të favorizuar biznesmenin Klodian Alimadhi që të përfitojë fondin prej 259 milionë lekësh.

Ishin shtatë firma të mëdha që komisioni i Sakos i skualifikoi pa i marrë konsideratë ofertat e tyre, që ishin më ekonomike se sa shifra e propozuar nga firma fituese.

Objekti i tenderit është “Rehabilitim i ndriçimit të akseve rrugore në qytetin e Durrësit”. Këtu duhet të bëjmë një saktësim ose ndreqje “gabimi” të bërë në vendosjen e emërtimit të tenderit. Projekti është për rrugën e plazhit, jo për gjithë qytetin. Më dokumentin e mëposhtëm mësojmë se cilën zonë përfshin tenderi.

Fondi limit i përllogaritur nga komisioni i bashkisë është 24 859 914,00 lekë. Ky investim në këtë segment do të ketë ndërtim rrjetit të ndriçimit në rrugët “Zona e Plepave”, “Venecia”, “Porta e Detit”, “Iliria”, “Leoni dhe Koja” dhe “Brindisi”.

Tenderi i anuluar dy herë

Klodian Alimadhi ka ndikuar që tenderi të anulohej dy herë sepse me ofertën që kishte nuk mund të fitonte.

Fillimisht tenderi u njoftua nga Agjencia e Prokurimit Publik më 14 maj 2024 dhe data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 29 maj 2024.

Në këtë procedurë aplikuan bashkimi i operatorëve ekonomikë “K.M.K” shpk + “Caushi M” shpk,  ASI-2A CO shpk, T&XH shpk, G.A.C shpk, 2Z Konstruksion shpk,  bashkimi i operatorëve “HTM” Sh.p.k + “A.L-ASFALT” Sh.p.k, bashkimi i operatorëve ekonomikë “B93 II”shpk + “B-93” shpk.

Në mënyrë të befasishme në 28 qershor 2024 nga komisioni i Sako janë shpallur të skualifikuara të gjitha kompanitë dhe më 1 korrik është njoftuar anulimi i tenderit.

Disa prej kompanive u ankuan dhe kërkuan të rrëzohej ky vendim. Bashkia njoftoi KPP-në se i kishte pranuar këto ankesa dhe vazhdoi procedurën. Në datën 28 tetor 2024 bashkia ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës me anë të sistemit të prokurimeve elektronike, mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që ishte i njëjtë me të parin.

Në datën 30 tetor 2024 është publikuar vendimi i anulimit të tenderit për herë të dytë. Pas kësaj, më 5 nëntor 2024, pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) është administruar ankesa “G.A.C” SHPK me pronar Klodian Alimadhin, ku ngrihen “pretendime për zhvillimin dhe anulimin e procedurës së mësipërme të prokurimit”.

Fiton kompania me ofertën më të shtrenjtë

Vazhdimin e telenovelës në KPP-në e Jonaid Myzyrit e kuptoni, pasi në vijimësi është parë se vendimet e KPP janë të koordinuara sipas interesave që kanë kryetarët e bashkive dhe firmat private. Loja me KPP shërben në këtë rast për të shmangur konkurrimin mes ofertave.

Pas vendimit të KPP, më 4 shkurt u shpall fituese  G . A . C me ofertën 19 639 471,00 lekë. Pra, lëmshi i krijuar shmangu ballafaqimin e ofertave.

Kështu BOE “K.M.K” shpk + “Caushi M” shpk propozonin ta kryenin këtë punë me 16,984,700 lekë.

ASI-2A CO shpk ofronte 18,678,850 lekë, T&XH shpk e kishte ofertën 18,953,550 lekë.

Por komisioni nuk është prirur të shqyrtojë ofertat madje në mënyrë sipërfaqësore pretendon sikur ka shqyrtuar kriterin e kapacitetit. Nëse do të niseshim nga ky argument, firma fituese është e angazhuar ndërkohë në një projekt tjetër, në bashkinë e Tiranës. Më 6 janar 2025, kompania GAC ka marrë nga Erion Veliaj tenderin “Instalacioni Tirana Mooons” me vlerë 38 909 882,00 lekë. Për 6 muaj kompania në fjalë duhet të kryejë punimet në këtë projekt.

Ndërkohë, në dokumentin më poshtë duket se tenderi i Bashkisë Durrës është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania për riskun e korrupsionit.

Kush është pronari i firmës fituese?

Kompania e Klodian Alimadhit është kapur në mashtrime më herët nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Pas auditimit, në vitin 2023 është publikuar një raport ku theksohet se kompania “G.A.C” me administrator dhe pronar Klodian Alimadhi ka abuzuar me zbatimin e kontratës me vlerë 1 milionë USD, me objekt zgjerimi i sistemit të lokalizimit të defekteve në linjat e tensionit të lartë të dhënë nga OST, duke përfituar padrejtësisht paratë për punë të pakryera. Sipas informacioneve, kompania G.A.C fitoi në vitin 2020 tenderin 1 milion USD me firmën e drejtorit të OST, Skerdi Drenova, një zyrtar publik i lakuar për abuzime me vlerë miliona euro.

Në këtë procedurë, Klodian Alimadhi ka konkurruar me veten e tij, pasi nuk ka pasur pjesëmarrës të tjerë në garë. Si rrjedhojë, siç evidentohet në dokumentin më poshtë, diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese ishte qesharake.

Si mos të mjaftonte oferta fituese në kufirin e fondit limit, pra fitimi që në procedurë, kompania G.A.C ka mashtruar edhe me zbatimin e kontratës, duke thelluar vjedhjen, duke ndarë me sa duket paratë me drejtorin e OST, përgjegjës për monitorimin e zbatimit të kontratave që i firmos vetë.

Ky tender është i gatshëm për dosjen e kryetares së Bashkisë në SPAK.  Kujtojmë se në 17 maj 2024, në kohën e shpalljes këtij tenderi, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako u paraqitet në SPAK. Ajo është pyetur për inceneratorin e Tiranës dhe marrëveshjen e nënshkruar me bashkinë e Durrësit për trajtimin e mbetjeve atje.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: llampaSakotender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Shiste monopatina dhe bicikleta elektrike të vjedhura, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë (Emri)

Shiste monopatina dhe bicikleta elektrike të vjedhura, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer...

Lexo më shumë
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

10:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com