GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Fermerit do t’i vendoset pensioni, çdo i moshuar në fshat do trajtohet me minimum jetik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Fermerit do t’i vendoset pensioni, çdo i moshuar në fshat do trajtohet me minimum jetik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për vitet 2025-2029, së bashku me ekspertë të fushës dhe me mbështetjen e fondacioni gjerman të CDU, ‘Konrad Adeanuer’, shprehu shqetësimin për injorimin e sektorit të bujqësisë nga qeveria aktuale.

Ai theksoi se për më shumë se 8 vjet, prodhimi kryesor në Shqipëri ka qenë kanabisi dhe droga, duke lënë pas dore prodhimet bujqësore. Berisha fajësoi qeverinë për mungesën e investimeve dhe mbështetjes për bujqësinë, përfshirë mbrojtjen e tokës dhe zhvillimin e infrastrukturës vaditëse.

Lideri demokra theksoi një rënie të ndjeshme të prodhimit bujqësor dhe industrial në vitet e fundit, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që po bie si një prodhues dhe po shndërrohet në një vend të shërbimeve dhe ndërtimit, ku korrupsioni dhe droga dominojnë.

Kryetari i PD kritikoi qeverinë për mbështetje shumë të ulët për fermerët shqiptarë, duke theksuar se ndihma është 3-5 herë më e vogël se në rajon. Berisha akuzoi qeverinë për keqpërdorimin e fondeve të IPARD, të cilat duhej të shkonin për bujqësinë, por u përdorën nga klanet e pushtetit. Ai theksoi rënien e prodhimit bujqësor dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke kërkuar një ndërhyrje urgjente për shpëtimin e këtij sektori dhe rritjen e prodhimit.

Kryetari i PD prezantoi një plan për të transformuar bujqësinë në Shqipëri. Berisha tha se çdo fermer do të ketë pension dhe çdo i moshuar në fshat do të trajtohet me minimum jetik. Buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të trefishohet dhe do të arrihet niveli i vendeve të rajonit. Ai kërkoi subvencione për çdo bimë, kokë bagëti dhe prodhim, dhe heqjen e taksave ndëshkuese për prodhimet bujqësore. Kryedemokrati theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së tokës dhe zhvillimit të infrastrukturës për vaditje dhe kullim. Berisha gjithashtu u shpreh se, do  të angazhohet për shumëfishimin e drurëve frutorë, veçanërisht ullinjve dhe arrorëve.

Lideri demokrat premtoi se në vitin e dytë të qeverisjes do të 5-fishojë buxhetin për bujqësinë dhe blegtorinë, duke mbrojtur prodhimet vendase. Berisha vuri theksin mbi rëndësinë e arsimit për fermerët dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara bujqësore. Berisha kundërshtoi planet e qeverisë për të transformuar Universitetin Bujqësor dhe ftoi pedagogët dhe studentët ta mbrojnë atë. Berisha theksoi mbështetje të madhe për fermerët e rinj, për kredi të buta dhe grante, dhe për rinovimin e fshatit shqiptar.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
Të pazëvendësueshmit e “Abissnet Superiore”, vetëm katër lojtarë kanë luajtur çdo minutë në 23 javë të kampionatit

Të pazëvendësueshmit e “Abissnet Superiore”, vetëm katër lojtarë kanë luajtur çdo minutë në 23 javë të kampionatit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26

Pedagogia Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin Prime News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama sot në fjalimin e tij ishte...

Lexo më shumë
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com