GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kampionati Europian U-21 në Shqipëri, Altin Rraklli: Evenimenti më i madh në historinë e sportit shqiptar

20:42 - 05/02/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampionati Europian U-21 në Shqipëri, Altin Rraklli: Evenimenti më i madh në historinë e sportit shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-lojtari i Kombëtares, Altin Rraklli e sheh si një vlerë për futbollin shqiptar zhvillimin e kampionatit europian U-21 në vendin tonë.

Në një emision televiziv, Rraklli theksoi se duhet të ndajmë historitë, ngjarjet politike se çfarë ka ndodhur mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë me një event sportiv që organizohet.

“Organizimi i këtij evenimenti bëhet nga UEFA, një institucion mbi palët. Ne thjesht japim stadiumet, organizimet e njerëzve në Shqipëri dhe ata në Serbi. Nuk do të thotë që ne po bashkojmë administratat, stadiumet dhe popujt me Serbinë. Ky është gabim. Ne do të bëjmë pjesën tonë në Shqipëri. Nëse ne do të kishim 7 stadiume, do të bënim kërkesë për ta bërë të vetëm këtë event. Por duke qenë se nuk i plotësojmë dot këto kushte, i vetmi shtet që kishte bërë kërkesë për pritjen e këtij eventi ishte Serbia. Nëse do bënte kërkesë Kroacia apo një shtet tjetër, do ishte ndryshe situata”, tha.

“Nuk duhet t’i ngatërrojmë gjërat”, evidentoi, teksa shtoi se “organizimi i eventit është i UEFA-s dhe jo i Shqipërisë dhe Serbisë bashkë”.

“Ne thjesht bëjmë punën tonë brenda territorit tonë. Shqipëria do i luajë ndeshjet në Shqipëri. Edhe nëse kualifikohet Kosova, do i luajë ndeshjet në Shqipëri. Është logjike. Në këtë aspekt them se është gabim që ngatërrohen këto gjëra. Në letër shkruhet që po e organizon Shqipëria me Serbinë. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të harrojmë vuajtet e Kosovës nga Serbia. Kjo nuk harrohet vetëm nga ky event. Por që ne duhet të shohim përpara, si ne, si Kosova. Kemi një fqinj që nuk e heqim dot nga aty. Duhet të gjejmë një mënyrë komunikimi dhe zbutje. Sporti është një nga elementet që bashkon”, tha ai.

Altin Rraklli e vlerësoi evenimentin si më të madhin në historinë e sportit shqiptar.

“Nëse do të dalim në pjesën sportive”, deklaroi ish-sulmuesi, “them se eveniment më të madh në të gjithë historinë e popullit shqiptar ne nuk kemi pasur”.

“Është një arritje shumë e madhe dhe vlerësim shumë i madh nga UEFA. Patjetër që luan një rol shumë të madh edhe ekzistenca e FSHF-së brenda UEFA-s, me anë të Presidentit, Sekretarit. Janë shumë faktorë që luajnë rol në këtë vendimmarrje që flet për futbollin tonë. Finalja do të luhet në Shqipëri. Janë evenimente që i bëjnë shumë mirë vlerave dhe futbollit tonë në përgjithësi”, përfundoi ai.

Etiketa: Altin RraklliKampionati Europian 2027 U-21Kampionati Europian U-21

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Berisha: Fermerit do t’i vendoset pensioni, çdo i moshuar në fshat do trajtohet me minimum jetik

Berisha: Fermerit do t’i vendoset pensioni, çdo i moshuar në fshat do trajtohet me minimum jetik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com