GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulimi i një vile antike pezullon rindërtimin e shkollës në Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulimi i një vile antike pezullon rindërtimin e shkollës në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reshjet e javës së kaluar kanë përmbytur pjesërisht edhe disa nga kuadratet e zbulimit arkeologjik të zonës ku më parë ngrihej shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës.

Për ta ruajtur sipërfaqen e gërmuar, njëlloj si para ekspeditës, i është dhënë rëndësi sistemit të kanalizimit të ujërave në të gjithë territorin.

Specialistët janë kujdesur për të ruajtur veçanërisht mozaikët e zbuluar gjatë verës së kaluar, por sasia e madhe e reshjeve ka zënë vend në disa nga hapësirat.

E ardhmja e këtij territori nuk është vendosur ende, megjithëse relacioni profesional i gërmimeve është paraqitur gjashtë muaj më parë.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (KKTK) nuk ka përcaktuar ende nëse zbulimi i deritanishëm arkeologjik do të ruhet dhe do të konservohet i plotë, apo në një pjesë të sipërfaqes do të ndërtohet shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti”, e cila u shemb pas tërmetit të vitit 2019.

Në hyrje të kantierit, që ka mbyllur dyert që nga korriku i vitit 2024, vazhdon të lexohet tabela e vendimit fillestar, që bën të ditur financuesit: Bashkimi Evropian dhe PNUD (Programi i Kombeve të Bashkuara) me shumën prej 237 milionë lekësh.

Nga informacioni i pandryshuar që prej 3 vitesh, mësohet se punimet për ndërtimin e shkollës do të përfundonin në vitin 2023, por zbulimi arkeologjik e ka shtyrë në një kohë të pacaktuar vendimin fillestar.

Nxënësit dhe mësuesit, që prej 5 vitesh, i kryejnë leksionet në shkolla të tjera, ndërsa mungon vendimi për ndërtimin e mundshëm.

Fatmir Tila, ish-nxënës i kësaj shkolle, tha për BIRN se shkolla “Gjergj Kastrioti” u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, vetëm një vit pasi ishte festuar 50-vjetori i ndërtimit të saj.

“Që kur shkolla u prish, nxënësit mësojnë në godina alternative në kushte jo normale. Unë e kam kryer ciklin e plotë të mësimeve në godinën e vjetër të shkollës, ndërsa vajza ime u diplomua zyrtarisht në të njëjtën shkollë, por nuk arriti ta shohë godinën e hershme ‘Gjergj Kastrioti’,” tha Tila.

Vendimi për ndërtimin e ri u bllokua atëherë kur, në territorin prej 1.200 metrash katrorë ku dikur ngrihej shkolla e dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i nëntorit 2019, u zbuluan një sërë objektesh me rëndësi, mes të cilave edhe termat, tre mozaikë në gjendje të ruajtur, një tjetër i dëmtuar, si dhe një sërë afreskesh që shërbenin si faqe anësore për një pishinë.

Rreth 300 monedha të zbuluara, që i përkasin periudhave dhe prodhimeve të ndryshme, hedhin dritë mbi periudha të ndryshme të jetës ekonomike të qytetit bregdetar.

Në verën e vitit të kaluar, në territorin e kërkimit kanë punuar rreth 25 arkeologë dhe konservues gjithsej, grup që drejtohej nga prof. Luan Përzhita.

Deri tani, njihet vetëm gjysma e sipërfaqes së plotë të vilës së periudhës romake, e cila mendohet se arrin në 2.500 metra katrorë.

Specialistët janë të bindur se vendimi i KKTK do ta ruajë zbulimin e deritanishëm, ndërsa ende nuk ka një të ardhme të përcaktuar që lidhet me ndërtimin e mundshëm të shkollës në të njëjtën sipërfaqe.

Vila romake ndodhet rreth 300 metra larg amfiteatrit antik dhe, sipas arkeologëve, guida turistike mund të fillojë në monumentin më të madh të vendit tonë dhe të vijojë edhe drejt bregdetit.

Ndërtimi i saj në shekullin e I-rë pas erës sonë duket se ka lidhje me rritjen e numrit të shikuesve në amfiteatër.

Ekspedita e parë, në mes të vitit të kaluar, ka pasur edhe interesimin e bashkisë, si dhe atë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për ekspeditën e fundit në Durrës, por nuk ka ende një vendim final.

Megjithëse kanë kaluar 6 muaj nga dorëzimi i relacionit, KKTK nuk ka vendosur bashkëjetesën me shkollën e ardhshme, por as shfrytëzimin e plotë si park arkeologjik.

Nga 49 institucione arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, në Bashkinë e Durrësit aktualisht kanë mbetur vetëm dy shkolla të pandërtuara, njëra prej të cilave është “Gjergj Kastrioti”, që pret vendimin e institucioneve të kulturës./Birn

Etiketa: antikeDurrësshkolle

Lajme të lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
7 zbulime mjekësore që ndryshuan fushën e shëndetësisë në 2024

7 zbulime mjekësore që ndryshuan fushën e shëndetësisë në 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë
Breaking Views

Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

19:08 - 02/06/26

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Lexo më shumë
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş