GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Delegacioni i BE-së: Vijojmë mbështetjen, SPAK ka prodhuar rezultate të prekshme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Delegacioni i BE-së: Vijojmë mbështetjen, SPAK ka prodhuar rezultate të prekshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë konfirmoi sot se do të vazhdojë ndihmën për Shqipërinë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi.

Reagimi i BE-së vjen një javë pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për një periudhë 90-ditore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një reagim ekskluziv për Top Channel, Bashkimi Evropian thekson se po parashikon burime të tjera të rëndësishme në ndihmë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë vë theksin te rezultatet e SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton se e ka mbështetur Prokurorinë e Posaçme, gjatë këtyre viteve të punës, me një buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

“BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për Reformën në Drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve”, thuhet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Po ashtu, konfirmohet se burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro. SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”, thuhet në reagimin e BE-së për Top Channel.

Etiketa: Spak

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
Kishte dalë për gjueti, vetëvritet aksidentalisht 68-vjeçari në Has

Aksident me vdekje në Levan-Vlorë/ Vdes 40-vjeçari, shoferi arratiset

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com