GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve, del ekspertiza: Lulzim Toçi vuan nga skizofrenia

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve, del ekspertiza: Lulzim Toçi vuan nga skizofrenia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë bërë publike nga hetimet për vrasjen e 24-vjeçares shqiptare Eleonora Toçi nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi në shtëpinë e tyre në Via Caravaggio, Napoli, në nëntor të vitit që lamë pas.

Sipas mediave italiane 30-vjeçari vuante nga skizofrenia akute, duke përcaktuar se ai në momentin që ka vrarë gruan e tij ka vepruar me impuls, pa e kuptuar fare.

Pasi vrau bashkëshorten Eleonora në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël, 4 dhe 6 vjeç, në gjendje konfuze, 30-vjeçari është larguar nga shtëpia, duke kërkuar ndihmë nga kunata e tij, e cila ka zbuluar trupin e së motrës përmes një video-telefonate me nipërit e tij.

E alarmuar, gruaja ka lajmëruar men0jëherë policinë, e cila ka ndaluar Lulzimin para shtëpisë së saj.

Sipas policisë, 30-vjeçari  ka rrëfyer menjëherë vrasjen: “Kam vrarë gruan time”.

Gjatë marrjes në pyetje, Toçi përsëriti rrëfimin e tij para gjyqtarit, pavarësisht vështirësive gjuhësore dhe gjendjes së tij të shokuar.

Hetimet nga Karabinierët, të koordinuara nga kompania Maddaloni, nuk gjetën konfirmim të një zënke që i parapritur, megjithëse fillimisht ishte ngritur hipoteza e  xhelozisë si motiv.

Tashmë me rezultatet e ekzaminimit mjekësor, avokati mbrojtës Orlando Sgambati shpreson në një gjykim të menjëhershëm, duke anashkaluar fazën e seancës paraprake.

Ndërkohë, dy fëmijët jetimë nga e ëma, fillimisht iu besuan dajave të tyre dhe më pas në një shtëpi familjare për t’u garantuar atyre qetësinë.

 

Etiketa: bashkeshorteEkspertizevrau

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë në fundjavë: Paraditet pritet të jenë…

Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë në fundjavë: Paraditet pritet të jenë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com