GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Roma: Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit, a do të lejojmë të zhdukemi si komb?

14:52 - 09/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Roma: Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit, a do të lejojmë të zhdukemi si komb?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës së tij, me shqiptarët në Romë, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se, është një Toto Rina, i cili ja ka dorëzuar Shqipërinë krimit.

Sipas liderit të opozitës, vendi ynë është në rreziqe ekzistenciale, prandaj Shqipëria ka nevojë për shqiptarët kudo që ndodhen, të votojnë në 11 maj.

Berisha, gjatë takimit me bashkatdhetarët në Romë, është shprehur, se çdo shqiptar që e ndjen veten patriot duhet të ngrihet kundër qeverisë.

Pjese nga fjala

Miqtë e mi, këtu në Romë është selia e aleatit më të vjetër të kombit shqiptar dhe ky aleat është Vatikani.

Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen më të pakufishme Vatikanit, Atit të Shenjtë për mbështetjen e çmuar që Selia e Shenjtë ne shekuj dhe personalisht shenjtëria e tij i kanë dhënë dhe i japin kombit shqiptar.

Të dashur miq, udhëtimi drejt diasporës dhe emigracionit është në thellësinë e tij një thellësi drejt dhimbjes, drejt sakrificës, drejt mallit, udhëtim drejt atyre që e nisën jetën  e tyre nën zero.

Udhëtim drejt atyre që u ndanë me lot me nënën e tyre, me prindërit e tyre, të pasigurt nëse do i gjenin ndonjëherë tjetër.

Udhëtim drejt atyre të cilët nuk kuptonin një fjalë të vetme nga gjuha e vendit ku shkonin.

Udhëtim që i detyronte ata, i përballte ata me të panjohura të mëdha.

Por ky udhëtim është njëkohësisht udhëtim i njerëzve që triumfojnë, udhëtim i atyre që mposhtin çdo vështirësi.

Udhëtim që me djersën e tyre ndërtojnë një jetë të tërë.

Udhëtim që me djersën e tyre kontribuojnë në vendin e tyre.

Ndaj dhe unë kam ardhur sot të përulem me nderim të madh para jush. Ju jeni frymëzim për arritjet e njeriut.

Ju sot shkëlqeni në të gjitha fushat e këtij vendi të bekuar.

Por kam ardhur gjithashtu besimplotë tek ju për të ndarë me ju rreziqet e mëdha me të cilat përballet vendi ynë i dashur, Shqipëria.

Kam ardhur tek ju i bindur se çdo shqiptar patriot i lindin nënat për të dashur Shqipërinë.

Kam ardhur me bindjen e plotë se çdo shqiptar i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë.

Miqtë e mi, sot në zyrën e kryeministrit nuk është një qeveritar nuk është një qytetar shqiptar.

Miqtë e mi, sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolute Toto Rino, çfarë të doni ju. Ky është Edi Rama.

Edi Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit në traditën e baballarëve të tij, të cilët krimin politik, varjen në litar, ekzekutimin para skuadrave të pushkatimit e quanin të dobishëm.

Edi Rama përdor sot krimin për të mposhtur shqiptarët sot për pushtetin e tij.

Sot Toto Rinat shqiptarë apo El Çapot shqiptarë në krye të qeverië shumëzojnë me zero qytetarët shqiptarë.

Pronat dhe çdo pasuri përrallore e ndan me trafikantët, e ndan me kriminelët, e ndan me klanet e tij.

Miqtë e mi, rreziqet e sotme të Shqipërisë janë rreziqe ekzistenciale.

Shqipëria gjithmonë ka pasur rreziqe, por këtë herë të gjitha rreziqet janë mishëruar në një njeri dhe ky njeri është El Çapo shqiptar apo Toto Rino shqiptar.

Rreziqet tona janë ekzistenciale. Çdo shqiptar duhet ta dje se një mandat i katërt për Edi Ramën, i cili në 10 vite përzuri nga Shqipëri, 45% të shqiptarëve, në një mandate tjetër, Shqipëria nuk do të ekzistojë. Do shndërrohet në trokën e kriminelëve, bandave, do shuhet nga faqja e dheut. Nuk do ta pranojmë kurrë një gjë të tillë.

Sot çdo shqiptar që e ndjen veten patriot duhet të ngrihet kundër këtij qeveritari që po shkatërron farën tonë, kombin tonë.

Thirrja ime për çdo shqiptar, mos harro kurrë se ke lindur për të dashur dhe mbrojtur Shqipërinë dhe sot kjo thirrje është që më 11 maj të votojnë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e këtij Pashiqi që s’ka asgjë shqiptare.

Rreziku tjetër, është ekstremizmi i majtë. Në Shqipëri filloi beteja kundër familjes, filloi prindi 1, prindi 2. Solli në Parlament ligjin për të krijuar fermat e grave. Janë realitet në Shqipëri, sepse Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në kopshtin e Soros.

U përpoqën të na shfarosnin, për një Shqipëri pa opozitë, mirëpo ne e dinim që Shqipëria pa opozitë nuk duhet të ekzistojë. Ndaj nuk u dorëzuam, ndaj me besim të madh shkojmë drejt fitores.

Ka gjëra tokësore, ka edhe gjëra hyjnore. Në këtë kontekst, dy mrekulli sa tokësore dhe hyjnore ndodhën. Mrekullia e parë ishte fitorja e Donald Trump në SHBA.

Etiketa: berishaKryesore1Rome

Lajme të lidhura

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
Para
Berisha thirrje shqiptarëve: Më 11 maj të votojmë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e Ramës

Berisha thirrje shqiptarëve: Më 11 maj të votojmë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com