GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimi ambiental si provë/ Laert Haxhiu e Orgest Bilbili flasin për hakmarrje ndaj nënës së Gerti Lalës

23:26 - 09/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimi ambiental si provë/ Laert Haxhiu e Orgest Bilbili flasin për hakmarrje ndaj nënës së Gerti Lalës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili do të rigjykohen për vrasjen e parë, atë të Gerti Lalës, një ish-anëtari të Bandës së Lushnjës ndodhur në 2010 në Lushnjë. Nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore janë pyetur disa persona në lidhje me ngjarjen, mes të cilëve edhe nëna e viktimës, shtetasja Vangjeli Lala.

Shpjegimet e nënës së Gerti Lalës përputhen edhe me deklarimet e një tjetër dëshmitareje, e cila ka thënë se natën e ngjarjes ka dëgjuar të njëjtën gjë.

Nëna e Gerti Lalës është pyetur sërish më 25 tetor të vitit 2010, deklarime që janë administruar edhe nga Gjykata gjatë seancës. Ajo ka shpjeguar hollësisht rrethanat e ngjarjes, përshkrimin e njërit prej ekzekutorëve, të cilin e ka njohur edhe në procesin e paraqitjes për njohje, ku ka identifikuar si një prej autorëve të vrasjes, të pandehurin Orgest Bilbili.

“Gjërat Tona” sjell ekskluzivisht përgjimin ambiental të Leart Haxhiut dhe Orgest Bilbilit, të kthyer në dy nga njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit.

Nga aktet e marra nga ky procedim, rezulton se janë kryer përgjime telefonike dhe ambientale midis të pandehurve Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, me autorizim të prokurorit dhe të vleftësuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Nga këto përgjime dy të pandehurit flasin rreth ngjarjes në të cilën janë shoqëruar, shprehin siguri se do të dalin shumë shpejt, se me të dalë do ta marrin hak ndaj plakës (nëna e viktimës që ka njohur të pandehurin Orgest Bilbili).

Biseda e përgjuar:

Laert Haxhiu: Ta nxjerri kështu ai ta hapi çantën ja ku i ke se thonë kështu këta ou se lek duan … e motrës për lekë e bëjnë këta. Do u shtyp kokën unë atyre kur të dal do t’ja … motrën. Ore që do të dal do dal unë, s’të mban njeri brenda kur s’ke bërë gjë është muhabet kunji të na i ngecin ne. I thashë atij shefit të rendit, ti sa merr në muaj i thashë që i çon në shtëpi, unë i prish në ditë, tall … ai më tha mua që je në bashkëpunim me tjetrin.

Orgest Bilbili: E ç’na bënë ne këta … e motrës të …plakën.

Laert Haxhiu: Ç’e vret mendjen shumë ti na këtu u … e ke seriozisht ti?

Orgest Bilbili: Për plakën po e vras mendjen… Unë s’kam asnjë provë asnjë gjë, kot me hamendje të plakës, ku më njohe ti ku më pe ti. Më tha bluza e kuqe, tha ai e ku e pe ti ç’a pantallonash kisha vesh. S’e di, po ça dini ju, ku e pe ti ç’a pantallonash kisha veshur. Opo për të folur ja …. motrën unë po ishalla s’ia marrin për bazë plakës.

Laert Haxhiu: Në bashkëpunim e po do ta thoshte ajo ishte filani e kupton … do ta thoshte emrin tim. Na akuzojnë padrejtësisht kanë qenë dëshmitarë këta, kanë qenë ata, u çova në këmbë unë do të …. motrën ty i thashë asaj unë do të bjerë radha dhe ty i thashë.

Orgest Bilbili: Ça thu?

Laert Haxhiu: Ja shikoje…unë ja … motrën, e djeg komplet atë.

Orgest Bilbili: Po kur, apo na kanë në përgjim?

Laert Haxhiu: E të kisha bërë ou direkt brenda. Unë ja … motrën atij sa të dal një çik .Unë e kam gjithë shtetin mik s’më … për këta të Lushnjës. Këta janë kokëmorr bëhen garipa nga Tirana. Ta marr unë avokatin, qysh e mban ti tjetrin pa asnjë lloj prove, plaka s’rri gojë mbyllur, qysh më akuzoke ti unë do t’ia ….motrën t’i them nëse dal që këtu do t’i djeg si familje si më akuzon plaka e tij. Ai ma ka vra dhe mu çunin e xhajës pse s’e kapën këta?

Orgest Bilbili: Kur të dalim nga burgu dalim të keq fare ne. Do t’u dali mendja kur të dalim nga burgu

Etiketa: bilbiliKryesore1laert haxhi

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!

Vështirësi ju presin, horoskopi 10 shkurt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com