GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Italia kërkon ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët: Kompetencat t’i kalojnë Tiranës

në Aktualitet, Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
The Guardian: Pakti me Ramën për refugjatët po i kthehet në fatkeqësi politike Melonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjet me Tiranën për emigrantët dhe për këtë, duket se po përgatit një dekret të ri, ku t’i kalojë kompetencat e qendrave pritëse në Gjadër dhe Shëngjin në juridiksionin e Tiranës. E gjitha kjo duket se po bëhet nga qeveria Meloni për të shmangur që vendimet e Gjykatës së Romës të mos refuzojnë qëndrimin e emigrantëve dhe se kampi i Gjadrit të mos mbetet bosh për muaj të tërë.

Këtë e bëri ditur ministri për Çështjet e BE-së, Tommaso Foti, i cili tha se do të shihet nëse qeveria do të ndërhyjë me një dekret të ri ligjor “përpara vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili mund të arrijë jo më herët se marsi, i cili pritet të mblidhet më 25 shkurt”.

Duke kërkuar një mënyrë, pas tre refuzimeve radhazi të ndalimeve të emigrantëve nga gjyqtarët e Emigracionit dhe Gjykata e Apelit, qeveria mendon se qendrat të mund të menaxhohen nga Tirana dhe jo më nga Roma.

Ideja se një dekret e i tillë mund të realizohet ka nxitur edhe reagimet e opozitës në Itali, duke e cilësuar “djallëzore” këmbënguljen e qeverisë për të vijuar më marrëveshjen e emigrantëve, kundër vendimit të gjykatës.

“Këmbëngulja është djallëzore. Qeveria duhet të ndalojë këtë çmenduri institucionale që po krijon një përplasje të paprecedentë mes pushteteve dhe humbje burimesh. Mbyllni këtë faqe të turpshme, kërkoni falje dhe dhuroni 800 milionë eurot e destinuara për një qendër çnjerëzore dhe të padobishme për shëndetin dhe sigurinë”

“Ata tani janë futur në një rrëmujë, për të dalë prej saj duhet të heqin dorë nga ‘aventura shqiptare’ dhe të mos shpërdorojnë paratë e italianëve”.

“A nuk mjaftuan vendimet e gjykatave të të gjitha niveleve për të thënë se është një procedurë jolegjitime? Të gabosh është njerëzore, të ngulmosh është meloniane” ishin disa nga deklarata e deputetëve të opozitës italiane.

Megjithatë, nisma nuk duket se do të diskutohet së shpejti në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, por është një ide që po qarkullon prej ditësh në qeverinë Meloni.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës, 43 emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit u rikthyen sërish në Itali, ku do t’i shqyrtohen kërkesat për azil.

Etiketa: Italiamarreveshja Rama-Melonirefugjate

Lajme të lidhura

Një javë pushim nga rrjetet sociale mund të ndihmojnë në shëndetin tuaj mendor
Botë

Britania ndalon rrjetet sociale për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç

15:28 - 15/06/26
The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran
Botë

Mediat pro Netanyahut në Izrael sulmojnë marrëveshjen SHBA-Iran dhe Trumpin

15:06 - 15/06/26
Sekuestrimi i pronës në Shkodër, kush është pronari që “deklaroi” veten të vdekur
Aktualitet

Premtonte programe studimi jashtë vendit, prokuroria çon në gjyq administratorin e një kompanie

14:15 - 15/06/26
Para
Arbitrazhi rrëzon shtetin shqiptar, vendos gjykimin në themel për koncesionin e Durrësit

Kontrabandë nafte me anijen e sekuestruar, arrestohet polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një javë pushim nga rrjetet sociale mund të ndihmojnë në shëndetin tuaj mendor
Botë

Britania ndalon rrjetet sociale për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç

15:28 - 15/06/26

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, njoftoi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç,...

Lexo më shumë
The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran

Mediat pro Netanyahut në Izrael sulmojnë marrëveshjen SHBA-Iran dhe Trumpin

15:06 - 15/06/26
Sekuestrimi i pronës në Shkodër, kush është pronari që “deklaroi” veten të vdekur

Premtonte programe studimi jashtë vendit, prokuroria çon në gjyq administratorin e një kompanie

14:15 - 15/06/26
I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari

14:10 - 15/06/26
U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin

U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin

14:06 - 15/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcratosroyalbet girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişcasibomjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet girişholiganbetjojobet