Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa është kthyer nga Roma në Tiranë, ndërsa po shoqërohet nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit drejt shtëpisë së saj në “Kodra e Diellit”.
SPAK ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprat penale korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Veliaj u shoqërua nga punonjës të policisë së shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga Bashkia e Tiranës në drejtim të policisë, ku do të qëndrojë i izoluar, derisa të dalë përballë gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë.
Discussion about this post