Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ditën e sotme, ka folur për masën ndaj kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.
Kreu i qeverisë ka lexuar para deputetëve të Partisë Socialiste mesazhin e qytetarit digjital i cili duke iu referuar gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar, Erion Bani, që mori vendimin ndaj kryebashkiakut Veliaj, thotë se është i njohur si ekstremist i djathtë.
Sipas mesazhit të qytetarit digjital gjyqtari është angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit e Partisë Socialiste.
“Nuk mund të mos e lexoj një mesazh që më erdhi mbrëmë, nuk është qytetar digjital, por njeri me emër dhe mbiemër,” thotë Rama.
“Ju dëgjova më vëmendje në këtë diskutimi nga dje sot, unë jam një dashamirës brenda vathës, ku një i quajtur X-Y nuk po ia them emrin merr urdhra nga X-Y, nuk po ia them emrin, janë emra konkretë”, tha Rama.
“Por ka dhe diçka tjetër që ju nuk e thatë e bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë? Sepse pikërisht tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët njësoj si dhe prokurorët krahas shorteve elektronike për menaxhimin e punës, organizohen edhe në javë dhe ditë për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje të cilat kanë nevojë të trajtohen përmes disa veprimeve të menjëhershme. E ngutshme dhe e menjëhershëm, bëhet fjalë për ngjarje që duhet ta marrim ta bëjmë. Jo Nesti, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar”, u shpreh Rama.
“Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe ju informoj se gjyqtarë të tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinin të njëjtës kërkesë për arrest, sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuar nga prokurori dhe jo ta ashpërsojë. Por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë, në fakt keni garantuar vetëm atë 100% e vulosjes së kërkesave të prokurorisë”, tha Rama, teksa lexonte mesazhin e qytetarit digjital”.
“Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me, emrin nuk po e them sepse e kemi në parlament këtë, kur ishte në Ministrinë e Drejtësisë dhe ministër ishte Eduart Halimi pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër X-Y nga qyteti X, i njohur familjarisht si ekstremist i djathtë, kanë trajtuar më së shumti kërkesa për eksponentë të PS-së. Disa herë në vendimet e tyre ata e kanë kaluar cakun e gjyqtarit për kërkesa paraprake duke bërë konsiderata që ligji nuk ua lejon dhe duke kërkuar ashpërsimin e masave të kërkuara nga prokurorët. Për shembull të hetohet edhe kjo vepër, të hetohet ky, apo të kërkohet kjo masë nga prokuroria. I tillë është dhe rasti X, nuk po e përmend, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet dhe juristët”, u shpreh Rama duke lexuar mesazhin e qytetarit digjital.
Sipas qytetarit digjital i njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për dosjen Toyota Yaris.
“Qytetarët digjital janë hall i madh. Vetëm një fakt ka urdhëruar ndalim publikim të vendimit të tij gjë që nuk e bën, por përkundrazi bën të kundërtën për rastet kur duhet të përbalten njerëz të PS-së për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre. Por ama ditën e vendimit e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament dhe tani e ka këtij ia them emrin unë, bufi i kënetës, se ka shkruar kështu, që ua lexon shqiptarëve komunikimet nga Encro Chat në parlament dhe të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqësor i ndalur për t’u përhapur dhe publikuar. Ku jemi këtu ne? Kjo është vepër penale!”
“Pra bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që se kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe të atij, duke thënë që ne do t’i shkrijmë”, tha Rama.
Rama shtoi se “këtu nuk është qytetar digjital janë lehtësisht të provueshme, Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të “Toyota Yaris”, dhe t’ia thotë publikut si kanë përfunduar në monologët e butit të kënetës meqë qenka një vendim i ndaluar për tu publikuar”.
Discussion about this post