GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Korrupsion në ECO Tirana: 52 MLN lekë një soft për hapje porte, i jepen pa garë firmës italiane

14:09 - 12/02/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion në ECO Tirana: 52 MLN lekë një soft për hapje porte, i jepen pa garë firmës italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

ECO Tirana është shoqëria e krijuar për pastrimin e kryeqytetit nga kryetari Erion Veliaj dhe një kompani në Verona me aksionerë të implikuar me mafian. Ky fakt i vërtetuar tashmë edhe nga vendimet drejtësisë italiane, ka qenë i mjaftueshëm për të dyshuar se paratë e qytetarëve shqiptarë firojnë në një rrjet të dyshimtë kompanish italiane.

Ky operacion ka qenë i vazhdueshëm, të paktën deri para dy ditëve, kur u arrestua kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Një nga këto tendera është edhe ky më poshtë, me     objekt “Blerje Software për burimet njerëzore”.

Tenderi i firmosur nga Administratori Ekzekutiv Diego Testi. Drejtuesi italian është një nga 5 administratorët që paguhen me paratë e bashkisë.

Janë mbi 52 milionë lekë që dërgohen në një kompani italiane për një soft që në treg nuk kushton as 2 mijë euro.

Softi shërben për mbledhjen e orëve të hyrjes dhe të daljes së punonjësve nëpërmjet pajisjeve kohëshënuese (me ose pa hapës porte) të pajisura me badge, shenjë dixhitale. Të dhënat transmetohen në Burimet Njerëzore duke përllogaritur pagën.

Në dokumentet e tenderit nuk ka asnjë të dhënë se si është përllogaritur Fondi Limit 4 286 200,00 lekë që është prokuruar më  20 nëntor 2024. Nëse llogarisim edhe TVSH, kjo kontratë shkon afro 52 milionë lekë. Në tender kanë marrë pjesë 4 kompani, por janë skualifikuar të gjitha përveç firmës italiane BIS BUSINESS INTEGRATION SOLUTIONS, e cila e ka marrë tenderin, edhe pse kishte ofertën më të shtrenjtë.

Pra siç shihet nga ofertat e dorëzuara më 2 dhjetor 2024, kompania italiane nuk mund ta fitonte fondin, nëse nuk mënjanohej oferta më e ulët.

Më konkretisht Ilirjana Qoku (person fizik) është skualifikuar e para, për “mosplotësim të kritereve të kërkuara” (nuk kishte dorëzuar diplomat e punonjësve). Pas saj janë skualifikuar edhe “QuantX IT Solutions” dhe “Coders” pasi “nuk kanë dorëzuar disa dokumente”.

Pa i shqyrtuar fare ankesat, administratori italian ka shpallur më 13 dhjetor 2024 fitues operatorin ekonomik “BIS BUSINESS INTEGRATION SOLUTIONS”. Kompania italiane është themeluar në Itali nga Giorgio Maria Tagliagambe më 2015 në Milano. Një vit ë vonë, firma u është shitur tre italianëve me mbiemër Collinelli. Në QKB kjo kompani nuk ka asnjë licencë të regjistruar, megjithatë është vlerësuar me përparësi nga administratori italian i ECO Tirana.

Tenderi është shënuar nga Open Data Abania me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Përshkrimi i për këtë rast është: “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”.

Denoncimi

Tenderi është denoncuar në KPP nga qytetarja Ilirjana Qoku, e cila ka prova se vendimi i i ECO Tirana është në shkelje të ligjit mbi prokurimet. Por KPP, në vend që të merrej me thelbin e denoncimit, kapet me faktin se ankesa qenka bërë një ditë me vonesë.

Pasi nënkryetari i KPP, Fiorent Zguro, më 22 janar 2025 ka marrë vendimin të mos e shqyrtojë denoncimin, i është hapur rruga kompanisë italiane të marrë fondin e prokuruar. Sipas njoftimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, data e lidhjes së kontratës është më 4 shkurt 2025 dhe kohëzgjatja e shërbimit është shënuar 36 muaj.

Kujtojmë se Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë sot doli para Gjykatës Antikorrupsion i akuzuar për korrupsion dhe fshehje të pasurisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Eco TiranaErion Veliajkorrupsiontender

Lajme të lidhura

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Para
Kanosi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Drogë me postë nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohet i riu në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com