GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Udhëhoqi fushatën e Trump, flet LaCivita: Mposhta socialistët në Amerikë, do t’i mposht edhe në Shqipëri

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa i ka kushtuar PD-së drejtuesi i fushatës së Trump? Berisha: Nuk i kam bërë unë negociatat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit 2024 në SHBA, por tashmë do të udhëheqë edhe fushatën e Sali Berishës dhe PD në Shqipëri, ka shprehur bindjen se në zgjedhjet e 11 Majit opozita do të rikthehet në pushtet.

“Unë sapo i ndihmova në mposhtjen e komunistëve dhe socialistëve në Amerikë. Kështu që është më se e logjikshme se ne duhet të vinim në Shqipëri dhe këtu të mposhtnim socialistët dhe komunistët.

Njerëzit nuk na kërkojnë ndihmë sepse ne kemi rekord humbjesh, përkundrazi, kemi rekorde fitoresh. Kemi besim se populli shqiptar do të zgjedhë opozitën sepse populli kërkon të shikojë një të ardhme për fëmijët e vet në Shqipëri dhe jo në Greqi.

Po, patjetër që jemi të njohur me situatën dhe disa prej taktikave që aplikon kryeministri aktual Edi Rama, të cilat nuk janë shumë dhe ato  mbështeten tek intimidimi dhe tek korruptimi. Por këto aspekte nuk më frikësojnë mua, nuk më intimidiojnë aspak.

Përkundrazi, na bëjnë më të vendosur, që të duam të kthejmë shumë votues drejt mbështetjes për Berishën. Dhe nuk do të kenë shanse që t’i vjedhin. Kur njerëzit të shohin dallimet, në krahasim me atë çka kanë atje, dhe me atë që mund të kenë, patjetër që do të votojnë për opozitën. Patjetër që do të votojnë për Berishën. Sepse ai mund dhe do të fitojë.

Unë jam besimplotë se do të fitojë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri të cilën nuk e drejton George Soros. Ka nevojë për nje qeveri të cilën e kanë zgjedhur shqiptarët. Nuk mund të jesh mik i George Soros dhe të jesh mik edhe i Shteteve të Bashkuara, është e pamundur, është njësoj sikur të përziesh vajin me ujin, nuk përzihen.

Mendoj se këto çështje duke përfshirë edhe ato, votën e shqiptarëve për mundësi më të mira, për kushte më të mira ekonomike do të nxjerrin në pah dallimet dhe populli shqiptar do të votojë për opozitën e bashkuar që mbështet Berishën”, u shpreh ai gjatë një interviste për Syri Tv.

Etiketa: FushateKryesore1lacivitaShqiperi

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
“Rama e lëshoi plotësisht Veliajn të lante duart me të”, Berisha: Ja në cilin muaj priste arrestimin e tij

"Rama e lëshoi plotësisht Veliajn të lante duart me të”, Berisha: Ja në cilin muaj priste arrestimin e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26

Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së...

Lexo më shumë
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com