GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal i gjobëvënësve në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë (Emrat)

22:44 - 14/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkatërrohet grupi kriminal i gjobëvënësve në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup kriminal është shkatërruar nga policia greke, i cili ishte përfshirë në gjobëvënie ndaj bizneseve në Athinë. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, mes të cilëve 3 shqiptarë, njëri prej tyre pjesë e grupit famëkeq “Lions”.

Ndaj 5 të arrestuarve janë ngritur akuza për organizim kriminal, tentativë gjobvënieje, dhunë ndaj zyrtarëve dhe personelit gjyqësor si dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Të arrestuarit janë Ukshim Hoti, 41 vjec nga Tirana, Roland Kadiu, 43 vjec nga Klosi, Nexhmi Murataj, 42 vjec nga Kota e Selenicës si dhe një 34-vjecar grek e një 38-vjecar egjiptian. Policia ka arritur të lokalizojë të dyshuarit, në orët e mbrëmjes së pardjeshme, datë 12.02.2025, në një dyqan në Kato Patisia, Athinë, ku janë ndaluar dhe arrestuar, pavarësisht reagimit të tyre fillestar të dhunshëm.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për persona që qarkullonin me automjete nëpër Patisia, Kypseli dhe Agios Panteleimonas, duke u kërkuar para pronarëve të dyqaneve për “mbrojtje”. Në fakt, kërcënimet që ata kanë përdorur dhe dëmi që u kanë shkaktuar dyqaneve, së bashku me përmasat fizike të shtuara, kanë penguar pronarët të bëjnë denoncim.

Nga kontrollet fizike, si dhe nga kontrollet e kryera në banesa, janë gjetur dhe sekuestruar 2 makina dhe motoçikleta, si mjete për lehtësimin e veprimtarive të paligjshme, 5 thika të palosshme, 2 këllëfa, pistoletë, jelek luftarak, jelek antiplumb, kapele, maskë, doreza, shënime të shkruara me dorë, me adresa, emra dhe shuma numerike, 8 celularë dhe 6.900 euro.

Nga hetimet e deritanishme, rezultoi se të pandehurit u kanë zhvatur shuma parash 4 pronarëve të dyqaneve në Athinë.

Nexhmi Murataj rezulton pjesë e grupit kriminal “LIONS” në Athinë. Grupi kriminal shqiptar “LIONS” me qendër në Athinë, prej disa kohësh është kthyer në epiqendër të dhjetëra krimeve të ndodhura në shtetin fqinj, duke lënë pas edhe persona të vrarë. Grupi kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët operojnë rreth klubit të njohur “Bellavita” në kryeqytetin grek, dyshohet se ka lidhje me njerëz të fuqishëm të botës së krimit brenda burgjeve greke, të akuzuar madje deri edhe për trafik kokaine nga Amerika Latine. Në epiqendër të veprimtarisë së tyre dyshohet se është kontrolli i shpërndarjes së drogës, ruajtja e lokaleve të natës kundrejt pagesës si dhe vepra të tjera me qëllime përfitimi. Në këtë kuadër ky grup kriminal dyshohet se ka krijuar lidhje shumë të forta edhe me njerëz të policisë e organeve të drejtësisë greke pasi edhe pse janë akuzuar për krime të rënda, kanë arritur të fitojnë lirinë duke u bërë objekt edhe i shkrimeve në mediat greke.

Murataj konkretisht rezulton se është akuzuar edhe për ngjarjen e 21 shkurtit 2023 në Nea Ionia në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri, mbeti i vrarë 40-vjecari nga Delvina, Pëllumb Islami. Nuk dihet se si Murataj dhe disa anëtarë të tjerë të “LIONS” të akuzuar për këtë vrasje, kanë përfituar lirinë.

Etiketa: AthinegjobaShqiptar

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Chelsea turpërohet në transfertë, Brighton shpartallon “Blutë e Londrës”

Chelsea turpërohet në transfertë, Brighton shpartallon “Blutë e Londrës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com