GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ironia e gazetarit: Kryeministria është me qira, paradite zyrtarët dhe pasdite ‘punojnë’ mafiozët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Ish i dashur vëllai im Erion.

U deshën lutjet e mia gjithandej që të sistemohesh edhe ti.

Unë që po të shkruaj gjithë dashuri të pikëlluar jam Nestina Angoni. Të gjithë më njohin ndryshe si Nesti që të bëri gropën. Çtë të thotë motra. Dikush do të paloste edhe ty. Me Tahirin ia dole pasi kishe atë vëlla Leksin, duke i bërë presion shefit me ata fundshpinsat. Ti e di, ne kemi të njëjtin shef, atë të gjatin. Ai na shkartis me radhë. Për pak përcëllove dhe Ben Ahmetajn, por labi e nuhati dhe të la puplat ty dhe shefit. Mua smë duron dot ai. Dhe nuk ka fort faj. Unë harxhoj lek popullor më shumë se Banka e Shqipërisë. Më është qepur do të më sjellë tek ti.

Bela e madhe. Ama shefin se lë pa gjë. Po kishit shpërdarë gysmën e parave për brekë o derman. Unë jam më praktike në këtë harxhe. Nuk bëhen lekët lëvere o çun. Këtu në partinë tonë uniteti ka vajtur për lesh. Të gjithë po ruhemi mos e hamë nga njëri-tjetri. I gjati ka dorë në rrugëtimin tënd drejt dhomës në Durrrës me pamje nga deti. Ka hallin e Olsit, Gregut, Lindës e çupës së saj, baxhanakut. Por për to do bëj një anonime tjetër të hollësishme andej nga nisin telashet.

Fatmiri me vonesë por nuk të lë në harresë. Ai do shkulë veshë nga SPAK e BKH apo KPK e KLGj se IlD e ka shoqja tjetër e grupit. Por dhe Baboçi ish drejtori yt lejedhënës e bën hallexhi mikun tënd Xhafa. Të gjithë e dimë ti ia dhe mandatin. Por nuk duhet nënvlerësuar. Ai dhe Ruçi kanë tapinë e partisë sonë. Klodi e di se se ka të gjatë sepse ishte zhytur ca si thellë. Ulsi se çpo del i pleksur andej nga këto haberet e telefonave. Taulantin mos e bëj llogari se është më rëndë se ne të gjithë.

Me sot me nesër mund ta kesh komshi në Durrës. Olta është squkur, se një BKH larg është. Tani të gjithë kemi bandat tona, e planet tona, por ti doje ta merrje shpejt partinë të gjatit dhe të erdhi radha më herët. Ja unë futa ca ministra pasi degdisa të tutë. Nëpër medie kam hedhur bereqet për mashallah. Edhe shefi është bërë xheloz. Hall është se amerikanët si kemi më njëlloj. Janë në krah të.doktorit. na kanë në nishan për hapsane. Megjithëse kam bërë ca ndere të mira këndej nga kundërshtarët. Njerëz të mirë janë dhe ata. Si dihet. Ka fjalë se “Nesti” ka bërë kallëzime shumë. Si dihet kush e ka radhën para zgjedhjeve. Çunat e Fierit, Elbasanit, Durrësit, e Shkodrës janë trembur. Kemi biznese thonë. Na u desh ta shtojmë dozën e lejeve të ndërtimit e katuneve turistike apo paneleve. Nga Londra, Qipro e Dubai vijnë dërgesa pa fund. Edhe unë e kam një Nesti në “SPAK”. Kanë kapur ca telefona.

Dhe më kanë dalë dërdëllitje pazaresh. Ata kanë Nestin e tyre. Të gjithë në qeveri kanë nga një Nest pas kurrizit. Ndonëse ne jemi kujdesur edhe për vettingun duke lënë aty shoqninë tonë. Edhe ti kishe ca të fortë në Prokurori, por Atlantiku nganjëherë na e lag të gjithëve..Bëj gajret. Nuk i kemi aq mirë punët. Ia futët pordhës me atë Sorosin se do kishimngjetur ilaçe. Mos jep dorëheqje më mirë të të shkarkojmë. Na duhet bashkia. Duhen hapur disi sënduqet në ofshorë për pak lobing i thashë shefit. Është tërbuar fare. Edhe mua më sheh sikur të jem Nesti…

Të fala Nestina, motra jote që të do në burg njëlloj si Nesti..

Etiketa: angoniVeliaj

Lajme të lidhura

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?
Opinion

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?

17:12 - 18/11/26
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
Para
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje

Në akuzë për korrupsion e pastrim parash, Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën “arrest me burg”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bizneset në Shqipëri paguajnë korrupsion për ndryshimin e ligjeve
Aktualitet

Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive

11:21 - 20/11/26

Në Shqipëri shqetësimet për korrupsionin janë rritur se tepërmi gjatë këtij viti, teksa në vendet e Ballkanit Perëndimor po shënojnë...

Lexo më shumë
Kushte moderne, FSHF miraton bashkëpunimin për ndërtimin e dy fushave të reja të futbollit në Shkodër

Kushte moderne, FSHF miraton bashkëpunimin për ndërtimin e dy fushave të reja të futbollit në Shkodër

11:17 - 20/11/26
Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë

Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë

11:03 - 20/11/26
Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë

Drejtoresha e Postës kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit ia kalon çështjen GJKKO-së

10:43 - 20/11/26
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

10:04 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com