Një aksion antidrogë, i nisur që prej fillimit të 2025, është finalizuar nga Policia e Tiranës me dhjetëra arrestime.
Nga kontrollet e befasishme të ushtruara gjatë natës në zona të ndryshme të kryeqytetit, nga 34 urdhër arrestet e lëshuara nga Gjykata, policia ekzekutori 27 masa arresti me burg, ndërsa 7 të tjerë nuk u gjetën në banesat tyre dhe u shpallën në kërkim.
Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë deklaroi se grupi furnizonte gjithë zonat e Tiranës me kokainë, heroinë, ekstazi dhe cannabis sativa.
Të arrestuar dhe shpallur në kërkim janë;
- Bosian Lamaj
- Alsid Nekaj
- Edmond Gjinarari
- Irakel Gjini
- Armans Thanasaj
- Amarildo Kola
- Bjorn Mazniku
- Armando Katroshi
- Aurel Lila
- Erdi Hyka
- Mateo Uka
- Kleo Lika
- Erdi Dibra
- Klajdi Hysa
- Aldo Faja
- Erald Alikaj
- Fabjol Tahiri
- Andi Grori
- Elvis Shehaj
- Gjergj (Gkergk) Polena
- Panajot Brahimaj
- Marjo Pojaku
- Euxhenjo Manushi
- Sadik Rama
- Klejvis Taku
- Mario Cerra
- Arjel Cinaj
Të arrestuar më parë
- Klaudio Serjani
- Ergis Noka
- Drin Vjerdha
- Kristofor Pandelejmoni
- Myslym Balliu
- Kristian Buci
- Xhejson Mukaj
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.
“Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës. Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas. Nga ana jonë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh'”- thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
* 500 doza ekstazi.
* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
* 26 telefona celular të markave të ndryshme.
* 10 automjete të markave të ndryshme.
Discussion about this post