GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i PD: Kompanitë e Vangjush Dakos po shkatërrojnë bregdetin e Durrësit

12:40 - 18/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i PD: Kompanitë e Vangjush Dakos po shkatërrojnë bregdetin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako edhe pse nuk është në detyrë vazhdon të betonizojë qytetin bregdetar.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar Ilirjana Kuçana, në një deklaratë për media tha se  betoni i kompanive të ish-kryebashkiakut po mbush dhe shëmton çdo ditë e më shumë hapësirën bregdetare dhe po largon rërën nga plazhi.

‘Më 11 maj durrsakët, të cilëve po u vidhet rëra dhe u këmbehet me beton, e kanë në dorë përgjigjen për kriminelët e mjedisit dhe të taksave të tyre’– tha Kuçana

Deklarata  e plotë:

Bashkia e Durrësit prej kohësh ka mbyllur sytë dhe veshët përballë asaj që po ndodh me bregdetin e këtij qyteti.

Çdo ditë, bregu po shkatërrohet nga ndërtimet pa kriter dhe më skandalozja, pa leje ndërtimore, mjedisore e zhvillimore.

Ajo që po ndodh me bregun në Durrës, nga Ura Dajlanit deri te Shkëmbi i Kavajës, nuk mund të kalojë vetëm me denoncime publike. Duhen dhe do të bëhen menjëherë kallëzime penale në Prokurori, ndaj subjekteve private që pa asnjë kriter po shkatërrojnë të gjithë zonën, por edhe për Bashkinë e cila jep viston, por nuk jep asnjë informacion për atë që ndodh në bregdet.

Sigurisht, ajo që ndodh në Durrës, gjithmonë e ka një shkaktar dhe një frymëzues.

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, dhe pse nuk e ushtron më detyrën, duket se vazhdon të jetë vendimmarrësi kryesor në qytetin bregdetar, pasi betoni i kompanive të tij po mbush dhe shëmton çdo ditë e më shumë hapësirën bregdetare dhe po largon rërën nga plazhi.

Mbushja e hapësirës bregdetare me betonin e Vangjus Dakos dhe largimi i rërës përpara Hotel ‘Royal’, ku sipas qytetarëve të Durrësit është bashkëpronar pikërisht “betonierja Dako”, po dëmton edhe biznese të tjera të kësaj zone.

Disa pyetje publike për “turistët” në krye të Bashkisë:

A ka ndonjë leje ndërtimi nga bashkia Durrës, apo thjesht u janë marrë paratë e caktuara subjekteve, dhe më pas u është ‘dhuruar’ hapësira bregdetare?!

A ka studime për sedimentologjinë e kësaj zone, dhe sa dëme të pariparueshme shkakton derdhja e kësaj sasie betoni?

Nëse jo, atëherë vendimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis është nul! Pa këtë vendim të vlerësimit të ndikimit në mjedis, nuk mund të merret një leje mjedisore dhe pa leje mjedisore nuk mund të jepet leje ndërtimi.

Problemi kryesor është masakra mjedisore që po ndodh në Durrës, qoftë me betonizimet e bregut edhe me pontilet e çmendura në zonën e Qerretit dhe Malit të Robit që kanë ndaluar transportin e lirë të rërës.

Betonizuesit e Durrësit janë duke luftuar me natyrën, duke ndërprerë proceset mijëravjeçare të sedimentologjisë për interes të xhepit të pak hajdutëve, dhe vjedhjes së milionave nga taksat e qytetareve për interesa të disa hajduteve të tjerë.

Më 11 maj durrsakët, të cilëve po u vidhet rëra dhe u këmbehet me beton, e kanë në dorë përgjigjen për kriminelët e mjedisit dhe të taksave të tyre.

Etiketa: bregdetDakokompani

Lajme të lidhura

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
Para
Zgjedhjet 2025/ Mblidhet sot Kryesia e PD, nga data tek detajet e procesit, merret sot vendimi për…

Primaret në PD, rreth 300 demokratë dorëzojnë kërkesën për të marrë pjesë në proces

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com