GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Takimi Rusi-SHBA në Riad, Lavrov: Trupat e huaja në Ukrainë, vija jonë e kuqe

19:52 - 18/02/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bota është në rrezik”, Trump del vullnetar që të negociojë me Putin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prania e forcave ushtarake perëndimore në Ukrainë është një vijë e kuqe për Moskën. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në përfundim të takimit të nivelit të lartë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio në Arabinë Saudite.

Gjithashtu afrimi i Ukrainës me Aleancën e Atlantikut të veriut është një nga gabimet më të mëdha të perëndimit.

“Ne shpjeguam se vendosja e forcave të armatosura nga të njëjtat vende të NATO-s, por nën flamur të rremë, nën flamurin e Bashkimit Evropian apo nën flamujt kombëtarë, nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim. Sigurisht që kjo është e papranueshme për ne. Ne u shpjeguam bashkëbiseduesve tanë se kemi vërejtur me shumë kujdes se Presidenti Trump në disa raste ka qenë i pari nga të gjithë liderët perëndimorë që tha se tërheqja e Ukrainës në NATO ishte një nga arsyet kryesore të asaj që po ndodh, ishte një nga gabimet më të mëdha të Bidenit dhe administratës së tij. Ne u shpjeguam kolegëve tanë atë që Presidenti (Vladimir) Putin ka theksuar vazhdimisht: se zgjerimi i NATO-s, afrimi i Ukrainës në drejtim të NATO-s, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për interesat e Federatës Ruse, një kërcënim i drejtpërdrejtë për sovranitetin tonë”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Nga ana e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio njoftoi edhe domodoshmërinë e pjesëmarrjes së vendeve të BE në këtë proces.

“Unë do t’ju thoja se për t’i dhënë fund çdo konflikti, duhet të bëhen lëshime nga të gjitha palët. Ne nuk do të paracaktojmë se cilat janë ato. Ne sigurisht nuk do ta negociojmë këtë sot apo në një konferencë shtypi. Bashkimi Evropian do të duhet të jetë në tryezë në një moment, sepse ata gjithashtu kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por mendoj se çështja këtu është se qëllimi për të cilën në ramë dakord”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, i cili po udhëton me Rubion, tha se zgjidhja e konfliktit duhet të jetë “e përhershme dhe, ndryshe nga e kaluara, jo e kufizuar në kohë”. Pjesë e bisedimeve do të jenë edhe çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë.

Në Riad, Rusia dhe SHBA negociuan luftën në Ukrainë. Përfaqësuesit rusë me sa duket nuk bënë asnjë lëshim në takimin e parë mes diplomatëve të lartë nga të dy vendet që nga pushtimi rus.

Sidoqoftë, delegacioni i Kremlinit ishte në gjendje të festonte një sukses të rëndësishëm, citojnë mediat gjermane dhe ajo është vendosja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: LavrovRusiSHBA

Lajme të lidhura

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Botë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
Para
Hoxha: Kryebashkiaku i Vorës dhe familja e tij po sillen si banditë

Anëtari i Kryesisë së PD, Indrit Hoxha njofton se s’do kandidojë në primare: Mbështes çdo përpjekje që na çon në fitore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com