GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do shiste një armë zjarri në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Do shiste një armë zjarri në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se do të shisnin një armë zjarri pistoletë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Flagranca” janë vënë në pranga shtetasit Prend Bala, 26 vjeç dhe Gentian Basha alias Seci, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit raportojnë se ata po qarkullonin me një automjet, teksa pistolet posedohej nga 26-vjeçari Prend Bala, i cili kishte thyer dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për vjedhje.

Ndërkohë, 37-vjeçari Gentian Basha alias Seci ishte drejtuesi i automjetit dyshohet se do ta ndihmonte 26-vjeçarin, për të shitur armën. Raportohet se në momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohej.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 26-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Vihet në pranga dhe një 37-vjeçar që dyshohet se do ta ndihmonte 26-vjeçarin, për të shitur armën. Në momentin e ndalimit, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe tentoi të largohej.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 1 krehër me municion luftarak, 3 celularë dhe automjeti me të cilin po qarkullonin këta shtetas.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, bazuar në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fragranca”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. B., 26 vjeç dhe G. B.(S.), 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është ndaluar automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin G. B. dhe pasagjer shtetasin P. B. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit P. B., një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. Në momentin e ndalimit të automjetit, shtetasi G. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi P. B. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ArmearrestKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj
Aktualitet

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’
Aktualitet

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26
Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq
Aktualitet

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

14:12 - 04/08/26
Para
Trump kërkon shkarkimin e gjithë prokurorëve të kohës së Bidenit

Trump kërkon shkarkimin e gjithë prokurorëve të kohës së Bidenit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26

Lionel Messi ka bërë një gjest humanitar, duke dhuruar 80 mijë euro për të ndihmuar banorët e prekur nga zjarret...

Lexo më shumë
Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26
Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26
Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

14:12 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com