GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokurori i Përgjithshëm miraton masat për zgjedhjet e 11 majit, ngrihen seksione të posaçme…

11:07 - 19/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori i Përgjithshëm miraton masat për zgjedhjet e 11 majit, ngrihen seksione të posaçme…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka miratuar gjatë ditës së sotme udhëzimin për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve parlamentare te 11 majit.

Në njoftimin shpërndarë  medias, “në kuadër të këtyre masave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre”.

Njoftimi

Prokurori i Përgjithshëm miraton udhëzimin për “Masat administrative dhe procedurale para dhe pas zgjedhjeve”

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi sot udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve.

Në kuadër të këtyre masave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin  demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre.

Këto seksione do tëngrihen brenda 10 ditëve nga miratimi i këtij udhëzimi dhe do të funksionojnë deri në datën 31.5.2025. Seksionet do të drejtohen nga drejtuesit e prokurorive në 13 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe do të kenë në përbërje të tyre prokurorëdhe oficerë të policisë gjyqësoreme eksperiencë të gjatë në punë dhe që kanë pasur trajnime në këtë fushë.

Sipas marrëveshjes së lidhur mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit do të vendosë të dispozicion të seksioneve të posaçme të përkohshme oficerë të policisë gjyqësore, ekspertizë, pajisje logjistike si dhe grupe operacionale për mbështetjen e hetimeve.

Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit synon hetimin e shpejtë dhe tërësor të veprave penale, reagimin e shpejtë ndaj informacioneve dhe denoncimeve që lidhen me krimet zgjedhore, duke kryer verifikimet paraprake e procedurale dhe referuar çështjet në prokurori.

Për të siguruar bashkëpunim institucional efektiv për procesin zgjedhor, me qëllim sigurimin e efektivitetit dhe eficencës në hetime, do të koordinohet veprimtaria edhe me Prokurorinë e Posaçme dhe KQZ në të gjitha nivelet, me qëllim transmetimin në kohë të shpejtë të kallëzimeve penale, procedimeve penale dhe çdo të dhëne tjetër.

Prokurorëve u kërkohet të kryejnë hetime proaktive, duke ndjekur një politikë penale rigoroze lidhur me kërkesat për caktimin e masave të sigurimit dhe masat e dënimit. Në faqen e internetit të Prokurorisë së Përgjithshme do të vihet në dispozicion një format standard kallëzimi për të ndihmuar qytetarët të kallëzojnë shkeljet e ligjit që kanë cënuar interesat e tyre si zgjedhës.

Etiketa: masaprokuroriZgjedhje

Lajme të lidhura

“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik
Breaking Views

“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

23:19 - 03/02/26
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

22:23 - 03/02/26
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste
Breaking Views

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste

22:10 - 03/02/26
Para
Shpërthimi i digës në Bunec/ KLSH gjen shkelje: Nuk ka pasur asnjë kontroll që prej ndërtimit

Shpërthimi i digës në Bunec/ KLSH gjen shkelje: Nuk ka pasur asnjë kontroll që prej ndërtimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh
Breaking Views

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh

23:29 - 03/02/26

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Lexo më shumë
“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

23:19 - 03/02/26
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

22:23 - 03/02/26
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste

22:10 - 03/02/26
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare

21:30 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com