GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ballën e përzunë edhe në Çermenikë, Lubi Balluku është fshehur sepse po i vjen radha

13:51 - 20/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Ballën e përzunë edhe në Çermenikë, Lubi Balluku është fshehur sepse po i vjen radha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një takim me kryesinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se Shqipëria po përballet me një qeverisje të diskredituar dhe të zhytur në afera korruptive.

Berisha solli në vëmendje pakënaqësinë e qytetarëve, duke veçuar rastin e Taulant Ballës dhe refuzimin e tij nga vetë banorët e Çermenikës.

Duke iu referuar skandaleve të fundit, Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion masiv dhe lidhje të dyshimta me fondet ndërkombëtare.

Berisha tha se shqiptarët kanë kuptuar aferat korruptive të Ballukut dhe se ajo fshihet pas emrit Nesti Angoni.

Berisha tha se tashmë ka ardhur radha e Belinda Ballukut që të përballet me drejtësinë, pasi figura e saj fshihet pas emrit të Nesti Angonit në tendera e prokurime.

Ai vuri theksin te rëndësia e mbrojtjes së së vërtetës dhe programit të Partisë Demokratike për të ardhmen e Shqipërisë.

Pjesë nga fjala

E vërteta është se që në fillim kisha theksuar se Rama ka njerëzit më të damkosur, më të diskredituar.
A mund të imagjinoni ju që Taulant Ballën ta përzënë nga Çermenika?
Që e përzënë nga Miçigani, kjo është normale. Apo nga Breshia apo zona të tjera. E përzunë nga Çermenika. Po, ik i thanë, mos vë këmbë këtu se na ke mashtruar në çdo gjë.
Dhe unë i përgëzoj banorët e Çermenikës dhe i garantoj se PD, projektet e transformimit të Çermenikës do i bëjë realitet.
Dhe ata e dinë mirë se sa punuam ne për infrastrukturën e Çermenikës, që është një zonë panoramike e hatashme.
Pra, këta kanë një diskreditim të madh.
Lubi Balluku tani fshihet. Fshihet, se pasi e identifikuan mbarë shqiptarë si lubi në tendera dhe prokurime, dhe si Anesta Angoni, tani e di që e ka radhën vetë.
Skandali i fundit me USAID po merr dimensione gjithnjë e më të mëdha. Ka marrë 10 milionë Delina, del e thotë do më çojë në gjyq.
Po ata i kanë dokumente amerikane. Kurse ajo tjetra nuk ndjehet. Këta po kundërmojnë në mbarë botën.
Dhe kjo e ka përmbysur klimën në Shqipëri.
Shqiptarët konstatojnë se ne u kemi thënë të vërteta.
Ne nuk pretendojmë, PD nuk është profeti. Por këto të vërteta i ka thënë në mënyrë të vazhdueshme. I ka mbrojtur.
Tani ajo do mbrojë të vërteta.
Të vërtetat që do mbrojë janë ato që i interesojnë qytetarit. Ato që lidhen me portofolin e tij, me familjen e tij, me shëndetin e tij, me infrastrukturën e tij, me të ardhmen e tij.
Ne do kemi një program fantastik, ua them unë ju se këto që citova më sipër janë të themi ndërhyrjet emergjente. Po Shqipëria do jetë Shqipëria e high-techut, Shqipëria e Black Chain, Shqipëria e Internetit 3, Shqipëria dixhitale në thellësitë e saj si kushtet themelore për ekzistencën e Shqipërisë.
Po punojmë me grupe në të gjitha këto fusha.
Shqipëria do bëhet një epiqendër të database-ve më të mëdha. Ishte njëherë në fokusin e Shtëpisë së Bardhë. Marrëveshja 12 miliardë e premtuar, një nga përfituesit kryesore ishte edhe Shqipëria me port, me hekurudha, me të gjitha.
Kështu që mos të mendojë kush se programi ynë është vetëm për kafshatën.
Programi ynë sa ç’është për kafshatën, është për të ardhmen.
Ndaj dhe duhet një angazhim i madh për fitoren më të thellë me datën 11 maj kundër armikut më të rrezikshëm të kombit shqiptar, që është armiku i brendshëm.
I tha ai, Chris LaCivita i tha Nju Jork Tajms, e kanë persekutuar njëlloj si Donald Trump Sali Berishën. Kur them Sali Berishën, PD-në, opozitën… ia deklaroi dje.
Kështu që të çlirojmë Shqipërinë, ët shpëtojmë Shqipërinë nga ky armik primitiv, i egër.
Është mision dhe duhet të ndjehemi fatlumë që po na jepet mundësia të shpëtojmë shqiptarët nga narkodiktatura, forma më e keqe e regjimeve në të gjitha kohërat.

Etiketa: ballaBallukuberisha

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
20 shkurt 1991/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha

20 shkurt 1991/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com