GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Konfirmohet/ Shqipërisë do t’i kushtojë 7.6 miliardë euro integrimi në BE

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Konfirmohet/ Shqipërisë do t’i kushtojë 7.6 miliardë euro integrimi në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kostoja totale për financimin e strategjive që do të mbështesin procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2028 vlerësohet në rreth 7.6 miliardë euro.

Të dhënat mbi kostot për periudhën 2026–2028 janë publikuar në Fletoren Zyrtare në vendimin “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2026–2028”.

Sipas këtij dokumenti, fondet e nevojshme për financimin e aktiviteteve dhe masave specifike të strategjive, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në realizimin e objektivave strategjikë dhe specifikë, arrijnë në rreth 750 miliardë lekë ose 7.63 miliardë euro.

Dokumenti i Politikave Prioritare 2026–2028 përcakton drejtimet kryesore të politikës shtetërore dhe shërben si një nga elementet kryesore të planifikimit strategjik të integruar. Në vendim theksohet se ky dokument do të orientojë hartimin e buxhetit afatmesëm dhe alokimin e burimeve financiare, duke u fokusuar në përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara.

Ndërkohë, disbursimi i mbështetjes nga Bashkimi Europian, në kuadër të “Vendimit zbatues të Komisionit Europian për miratimin e Agjendave të Reformës dhe programit shumëvjeçar të punës për Facilitetin e Reformave dhe Rritjes në Ballkanin Perëndimor”, do të varet nga përparimi konkret në zbatimin e reformave të përcaktuara. Ky vendim u miratua nga Komisioni Europian më 23 shtator 2024.

Përveç kësaj, stabiliteti makrofinanciar, menaxhimi i qëndrueshëm i financave publike, transparenca dhe mbikëqyrja e buxhetit janë kushte të përgjithshme që duhet të përmbushen për të siguruar pagesat dhe çlirimin e fondeve.

Në periudhën 2024–2027, Shqipëria pritet të përfitojë një fond total prej 922 milionë eurosh në formën e granteve dhe kredive, me kushtin e zbatimit të reformave kyçe të përcaktuara në Agjendën Kombëtare të Reformave. Alokimet financiare do të mbështesin sektorë të rëndësishëm si përmirësimi i klimës së biznesit, zhvillimi i kapitalit njerëzor, avancimi i aftësive dixhitale, energjia dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe forcimi i shtetit të së drejtës.

Etiketa: BEintegrimproceseShqiperi

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Para
Divorci Meta – Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt

Kërkoi divorcin nga bashkëshortja, çfarë ndodhi sot në seancën e çiftit Meta-Kryemadhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com