GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si u kthyen në armiq 2 fiset shkodrane Bajri dhe Lici

16:28 - 21/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Si u kthyen në armiq 2 fiset shkodrane Bajri dhe Lici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“I forti” i Dobraçit, Safet Bajri u arrestua nga RENEA mesditën e sotme në banesën e tij.

Tre ditë më parë, forcat speciale zhvilluan kontrolle në Shkodër, në kërkim të Bajrit, por dështuan ta prangosin.

SPAK kishte lëshuar një urdhërarresti për të, ndërsa GJKKO vendosi masën e sigurisë arrest në burg. Safet Bajri akuzohet për vasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në Shkodër.

Fatbardh Lici është vëllai i “Tatës”, Mustafa Lici dhe xhaxhai i Ibrahim Licit, i shpallur gjithashtu në kërkim ndërkombëtar, për vrasjen e Endri Mustafës.

Bëhet me dije se SPAK ka bashkuar në një vetme dosjet e disa ngjarjeve kriminale në Shkodër, të dyshuara se janë kryer nga grupi kriminal Bajri, por brenda këtij grupi besohet se ka disa fraksione.

Fisi i Bajrave dhe Licëve janë ndër më të njohurit në Shkodër nisur edhe nga e shkuara e tyre e lidhur me ngjarje kriminale.

  • Nga hyrje-daljet familjare te vrasjet

Dy fise të njohura në Shkodër, kanë patur hyrje-dalje familjare dhe harmoni të polotë deri në 2018 kur në tregun e Shkodrës iu vendos tritol Lulzim Kullës, dhëndrit të familjes Lici.

Nga shpërthimi i të cilit mbetën të plagosur Kulla dhe 8 persona të tjerë. Konsiderohej ndër ngjarjet më të rënda kriminale në Shkodër.

Edhe pse pati një pajtim mes palëve, në 2018 u ekzekutua Fatbardh Lici, vëllai i “Tatës” Mustafa Lici dhe që nga ai moment ka patur 15 viktima mes dy grupeve kriminale, ndër to edhe njerëz të pafajshëm.

Ibrahim Lici që konsiderohet kundërshtari i betuar i Bajrave, në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës dhe po ashtu dyshohet se ka qenë në automjetin ku u qëllua mbi të në 30 tetor 2024 ku mbeti i vrarë vëllai i tij Hamza Lici.

Si pjesë e grupit është i dyshuar edhe Eljo Hato, vendndodhja e të cilit ende nuk dihet.

Mësohet se SPAK ka gjetur prova për përfshirjen e Safet Bajrit në ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet.

  • Saga e vrasjeve/ Si nisi përplasja me të paktën 20 viktima mes fiseve Bajri dhe Lici

Hamza Lici, është personi i fundit i mbetur viktimë, pasi u vra nga një makinë në lëvizje ndërsa udhëtonte me me djalin e ish-kandidatit për deputet, Xhemal Bushati, Arlind Bushatin. Bushati mbeti i plagosur rëndë me plumb në kokë gjatë atentatit në

Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në maj të vitit 2021.

Ibrahim Lici u arrestua vitin e kaluar në Turqi dhe më pas lirua, pasi u refuzua ekstradimi.

Emri i Ibrahim Licit u lakua gjatë vitit 2017, pas informacioneve se u vendoste gjoba bizneseve në Shkodër. Në atë kohë policia zhvilloi operacion duke arrestuar një grup personash, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por që më pas u lirua.

Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamet Lici, në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin.

Më pas në ‘lojë’ futet edhe një fis tjetër i njohur në Shkodër, Bilalët.

Situata u tensionua kur Astmer Bilalit i vranë babanë dhe xhaxhanë në Shkodër. U dyshua për fisin Lici, por provat munguan.

Më e fundit e përplasjeve ishte vrasja e Endri Mustafës në vitin 2021.

Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët.

Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të vitit 2019.

Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Përplasjet mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla.

Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla. Më pas po në këtë qytet, më 18 qershor, u vra në servisin e tij Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje.

Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe fëmija 3 vjeç, i cili u shpëtoi plumbave.

Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lulzim Kullës në 2018-ën dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lulzim Kullën, duke qenë se ishte dhëndri i tyre.

Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i Sokol Licit dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

Më 23 gusht u zhdukën Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, ndërsa sot trupat e tyre ende nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici.

Më pas vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej në zonën e Livadheve më 1 shtator 2018.

Më 14 nëntor 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.

Në shtator të vitit 2019, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin u arrestuan në Shqipëri, Hollandë, Belgjikë e Spanjë.

Tashmë viktima e fundit e kësaj sage mes fiseve armike në Shkodër është Hamza Lici.

Saga e konflikteve mes bandave në këtë qytet e cila nisi në vitin 2017 prodhoi të paktën 20 viktima dhe dhjetëra atentate.

Etiketa: BajriLici

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Arrestimi i Safet Bajrit, Behar Bajrit e Astmer Bilalit, SPAK zbardh akuzat: Planifikuan vrasjen e Fatbardh Licit

Arrestimi i Safet Bajrit, Behar Bajrit e Astmer Bilalit, SPAK zbardh akuzat: Planifikuan vrasjen e Fatbardh Licit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com