GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcënoi Berishën me gjyq për shpifje, PD zbardh milionat e përfituara të Delina Ficos nga USAID dhe DASH

11:44 - 22/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënoi Berishën me gjyq për shpifje, PD zbardh milionat e përfituara të Delina Ficos nga USAID dhe DASH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka zbardhur abuzimet që Delina Fico, Drejtoresha e programeve të Shoqërisë Civile ka marrë nga fondet e USAID dhe DASH.

Vangjeli kërkon hetimin e këtyre shkeljeve të Delina Ficos të bëra nëpërmjet OJF-ve në Shqipëri dhe jashtë saj.

Për këto fonde të përfituara nga organizatatat sorosiste, pati folur edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, por Delina Fico i pati cilësuar si shpifje dhe e kërcënoi se do ta padiste në gjyq.

Deklarata e Vangjelit

Delina Fico, Drejtoresha e programeve të Shoqërisë Civile në institutin e menaxhimit lindje – perëndim duket se ka përfituar rrogë të ndryshueshme por që arrin vlerat më të larta në vitin 2017 me rreth 129 mijë dollarë dhe në vitin 2023 me rreth 126 mijë dollarë.

Ky institut ka regjistruar 6 projekte për Shqipërinë ndër të cilët veçojmë:

1. Projekti 5 vjeçar (2016- 2021) 10.5 milion dollarë Justice for all që lidhej me reformën në drejtësi.

2. Projekti 18 mujor (2020 – 2022) për forcimin e standardeve dhe integritetit të mediave në Shqipëri

3. Projekti për reduktimin e çështjeve të pazgjidhura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë (2021- 2025).

Sipas pasqyrave dhe statusit të tij jo fitimprurës , ky institut rezulton të financohet edhe nga USAID, Departamenti i shtetit apo fondacionet e Soros-it , dhe  sikurse faktuam më lart ka patur rol determinant sa i takon ndërhyrjes në reformën në drejtësi, në media dhe gjyqësor.

Sipas Spending data EAST – WEST MANAGEMENT INSTITUTE -Dega në Shqipëri, nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka përfituar rreth 136 mijë euro nga aparati i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme  si rimbursim TVSH, (trupi diplomatik).

Emri i Delina Ficos lidhet edhe me rrjetin e OJF-ve të Sorosit në Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk duket të jenë publikuar në vetëdeklarimet e zonjës pranë ILDKPI dhe këtu përmendim:

-Kosovo women’s network si anëtare bordi ndër vite

-Albanian women empowerment network-si anëtare bordi

-Qendra Streha-anëtare bordi

-Organizata EOS Tech trust – këshilltare

-Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim për të cilën ka kryer deklarim vetëm në 2014.

-Instituti për kontratën shoqërore SCI

Përveç kësaj një pjesë e këtyre ojf-ve kanë përfituar edhe fonde publike, kështu sipas spending data:

-Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim 18 mijë euro

-Qendra Streha 14 mijë euro

-refleksione 35 mijë euro

Për transparencën e opinionit publik prezantuam aktivitetin dhe fondet e përfituara nga bashkëjetuesja e ish ministrit dhe deputetit Çuçi, për të cilën gazetari konservator Matt Palumbo shprehet :

“Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës te Departamenti i Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje- Perëndim, një grup i sponsorizuar nga Soros. Instituti drejtohet nga një grua, e quajtur Delina Fico, e cila mban titullin e Drejtoreshës së Shoqërisë Civile.

Partia Demokratike kërkon nga organi respektiv të nis hetimin për veprimtarinë e znj.Delina Fico nëpërmjet OJF-ve në Shqipëri dhe jashtë saj njëkohësisht për ligjshmërinë e përfitimit të vlerave monetare nga aktiviteti i saj i deklaruar ose jo pranë ILDKPI ndër vite.

 

Etiketa: ficoKryesore1milionaUSAID

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Sebastian Muçmata lihet në burg

Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Sebastian Muçmata lihet në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com