GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë

19:49 - 23/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama arrestoi Fredi Belerin për shkak të kanionit të Gjipesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha nga Athina, ku takoi shqiptarët që jetojnë në Greqi hodhi akuza ndaj Edi Ramës, duke thënë se ka marrë prona në kanionin e Gjipesë, pa asnjë dokumentacion të ligjshëm.

Sipas tij, arrestimi i Fredi Belerit ka të bëjë me këtë çështje, por shtoi se është edhe një përpjekje për të bllokuar betimin e Belerit si kryebashkiak të Himarës, në një fushatë që përfshinte manipulime zgjedhore dhe presion policor. Berisha theksoi se Rama është i gatshëm të sakrifikojë marrëdhëniet me Greqinë për interesa të tij personale.

Berisha: Miqtë e mi! Ne jetojmë në një kohë kur liritë dhe të drejtat janë vlerat më themelore të njeriut të lirë, të shoqërive të lira.

Çfarë ndodhi në Shqipëri? Në Shqipëri ndodhi një akt, që përveç netëve më të zeza të diktaturës komuniste nuk mund të ndodhte tjetër.

U bë gara për pushtetin vendor. Opozita kandidoi Fredi Belerin në Himarë. Edi Rama e kishte ftuar Fredi Belerin për ta afruar, por Beleri kishte pikëpamjet e tij të qendrës së djathtë dhe nuk mund të devijonte qëndrimin e tij.

Tani, nuk po ndalem tek fushata e turpshme që bëri, sepse ishte një fushatë vetëposhtëruese për atë që bënte një fushatë të atillë ndaj Fredi Beleri.

Zgjohem në datën 15 dhe shikoj një zonjë e tronditur në palcë, nënë e tre fëmijëve, kryefamiljare kishin shkuar në 2 të natës dhe e kishin nxjerrë nga shtrati i fëmijëve duke besuar se mund ta bindnin të dëshmojë se ka shitur votën.

Nëna që nuk kishte takuar kurrë njeri tjetër, e kishin hequr nga shtrati në 2 të natës dhe e kishin çuar në Vlorë.  As nuk pyeta fare, sa pashë atë skenë, kjo është skenë tipike e sigurimit të shtetit, e asaj policie të urryer që ka terrorizuar shqiptarët 46 vite dhe ishte turpi i turpit.

E ka thënë Niçe, streha e fundit e horrave është nacionalizmi.

Tani ky do ta mbulonte me nacionalizëm grabitjen e mandatit të Belerit.

Çfarë qëndronte mbrapa? Ta dini ju, ta dinë shqiptarët dhe e gjithë bota. Kanioni i Gjipesë. Po. Unë u skandalizova nga ajo skenë që pashë miq.

Po merrte mandatin, nuk e linte të betohej, ndërkohë që çdo shqiptar i burgosur gjatë 34 viteve që nuk ishte dënuar, ishte betuar për kryetar  bashkie, deputet se kushtetuta nuk e ndalon. Këtë nuk e lejonte të betohej në asnjë mënyrë.

Unë deklaroj se pas këtij akti qëndronin interesa mafioze.

Një gazetar guximtar investigativ na nxjerr se Edi Rama pa asnjë dokument kadastral, as të sulltanit, as të mbretit as të diktaturës, pa asnjë dokument konfiskimi kishte marrë me emrin e nënës së tij të ndjerë, kanionin e Gjipesë. Dhe kur ra në qark, thoshte se ku është atje lart, sikur ishte në majë të Çikës, kanioni ishte buzë ujit 224 mijë metër katror tokë.

Ja pra miq se cila ishte për Edi Ramën interesi i marrëdhënieve me Greqinë, ja pra se cili ishte interesi i bashkëjetesës tuaj me grekët në këtë tokë.

Cili ishte interesi i marrëdhënieve tona me vendin fqinj, që 34 vite rresht pavarësisht ndonjë problemi, kurrë nuk kishte ngurruar së ndihmuari Shqipërinë, qoftë në integrimin Europian, qoftë në fusha të tjera.

Tani duhej ti vinim flakën marrëdhënieve për kanionin e Gjipesë. Absolutisht.

Çfarë ndodhi pastaj me Petron. 6200 zgjedhës të cilët në çdo zgjedhje kanë marrë pjesë në votime se u shtyhet afati, i la pa votuar vetëm që të humbiste Petroja të cilin e votuan qytetarët e Himarës, nuk e votuan të tjerët. Se çbëri ai, e di vetë.

Pra a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi parime të tilla, mbi terror policor, a mund të ndërtohen marrëdhëniet mbi rrembim mandatesh.

Beleri nuk është rasti i parë. Ku është Spiro Ksero, një njeri i ndershëm, një ministër eficent, absolutisht i dënuar për qëllime politike.

Por prisni, është i vetmi qytetar në Republikën e Shqipërisë që është dënuar 1 vit burg dhe 8 vite heqjen e të drejtës së zgjedhjes.

E kuptoni ju, sepse Spiro Ksera kishte një autoritet në Gjirokastër si tek minoritarët jo tek minoritarët dhe meqenëse përbënte një problem elektoral urdhëron ta ndalonte 8 vite të mos kandidojë. Pse u ndala në këto raste. U ndala sepse narkodiktatori shqiptar nuk ka përveç interesave të tij dhe pushtetit të tij, asnjë interes kombëtar, asnjë interes qytetar është i gatshëm të bëjë dhe të ndërmarrë çdo vendim.

Etiketa: BejleriberishadeklarateRama

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
“Humbje historike!” Zgjedhjet në Gjermani/ Sondazhet e nxjerrin forcë të tretë, partia e Scholz: Një mbrëmje e hidhur

"Humbje historike!" Zgjedhjet në Gjermani/ Sondazhet e nxjerrin forcë të tretë, partia e Scholz: Një mbrëmje e hidhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com