GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Edhe pse rastet me Covid-19 janë në rritje, Hollanda do t’i rihapë shkollat

18:38 - 03/01/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe pse rastet me Covid-19 janë në rritje, Hollanda do t’i rihapë shkollat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkollat në Holandë do të rihapen javën e ardhshme, ashtu siç ishte planifikuar, pas një pushimi më të gjatë se zakonisht për Krishtlindje. Qeveria njoftoi të hënën (3 janar) se shkollat do të hapen megjithëse rastet me koronavirus janë rritur, dhe sidomos ato me variantin Omicron.

Më 19 dhjetor, Holanda vendosi disa nga kufizimet më të ashpra në Evropë për të ndaluar shpërndarjen e shpejtë të Omicronit, duke i mbyllur kështu shkollat për tre javë. Me këto masa u mbyllën edhe të gjitha dyqanet jo-esenciale si dhe hapësirat argëtuese e kulturore deri më 14 janar.

“Rihapja është e përgjegjshme”, tha Ministri i Arsimit në Holandë.

Derisa shkollat fillore dhe të mesme do të hapen më 9 janar, institucionet më të larta arsimore do të kufizohen në ligjërata online “për shkak të rritjes së infeksioneve në këto grupmosha”, tha ministri.

Adoleshentët e moshës 17 vjeç e poshtë do të lejohen sërish të luajnë sport jashtë deri në orën 20:00 nga java e ardhshme, kur do të vlerësohet sërish situata. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Holandë tha të hënën se rastet pozitive të koronavirusit po rriteshin, kryesisht për shkak se lloji më infektiv Omicron tani është mbizotërues.

Rreth 14,623 njerëz rezultuan pozitivë të hënën, krahasuar me 11,440 një javë më parë, me shkallën mesatare të infeksionit në rritje për të gjashtën ditë me radhë, tha ky institut. Sipas kufizimeve holandeze, vizitorët janë kufizuar në dy persona në të njëjtën kohë, ndërsa katër për familje ishin të lejuar gjatë fundjavës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Grupet e njerëzve jashtë janë të kufizuar në jo më shumë se dy, por nuk ka pasur asnjë ndalim për lëvizjen e njerëzve./REL.

Etiketa: Covid-19Hollandarastetshkollat

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Na bëri krenarë në ‘Eurovision’, Gjon Muharremaj tregon planet për 2022-shin

Na bëri krenarë në ‘Eurovision’, Gjon Muharremaj tregon planet për 2022-shin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com