GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“3-vjeçari të premten ishte me të vjella, por babai s’pranoi ta shtronim”, flasin mjekët: Të nesërmen ishte vonë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“3-vjeçari të premten ishte me të vjella, por babai s’pranoi ta shtronim”, flasin mjekët: Të nesërmen ishte vonë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë në Shkodër, mjekja Greta Naraçi, kanë dalë në një konferencë për mediat në lidhje me vdekjen e një 3-vjeçari dy ditë më parë, teksa motra e tij, 7 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë.

Halluni deklaroi se viktima Omer Hasmegaj është paraqitur pasditen e të premtes nga babai me të vjella dhe pasi ka marrë mjekim i është rekomanduar që të shtrohet në spital por babai ka vendosur që ta marrë me vete.

Sipas mjekut, fëmija ka ardhur të nesërmen në mëngjes përsëri, por ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pothuajse pa shenja jete. Halluni thotë se 45 minuta më pas, fëmija ndërroi jetë.

Mjeku deklaroi se rreth 30 minuta pas vdekjes së 3-vjeçarit, është paraqitur në spital edhe e motra me të njëjta simptoma dhe është vendosur që të dërgohet me urgjencë drejt Tiranës.

Senad Halluni: Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19:00 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.

Pastaj ka ardhur të nesërmen përsëri, më datë 22 ditën, e shtunë në orën 09:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3- vjeçari ka ndërruar jetë. 30 minuta pas tij ka ardhur motra 7 vjeçare me të vjella dhe mjekët e pediatrisë kanë vendosur që t’a nisin me urgjencë drejt Tiranës dhe është transportuar në QSUT në repartin intensiv. 

Më pas janë lajmëruar organet përkatëse për të bërë autopsinë. Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra e tre vjeçarit janë angazhuar mjekët dhe toksikologët për të gjetur shkakun e kësaj ngjarje. Nëse është helmim apo virozë e stinës e vendos diagnoza dhe analiza përfundimtare.

Ndërkohë, edhe shefja e pediatrisë deklaroi se i miturit ka shkuar në spital me në gjendje të shokut kardiak, në gjendje shumë të rëndë dhe ka qenë tepër vonë që bluzat e  bardha t’i jeonin ndihmën e duhur.

Greta Naraçi (shefe e pediatrisë): Në momentin kur ka ardh fëmijë ishte në gjendje të shokut kardiak, insuficiencë kardiake tepër e rëndë dhe ishte shumë vonë për ne që të japim ndihmën e duhur. Ishte situatë e vështirë dhe ne u munduam që ta ulim në reanimacion por koha ishte shumë e shkurtër dhe nuk na la kohë për diagnozë. Në dijeninë tonë prindërit na thanë se nuk kishte konsumuar asgjë dhe nuk kemi mundur që të vendosim se çfarë është. Ishte e vështirë për t’i marrë edhe gjakun.

Etiketa: 3 vjecaribabaiKryesore1mjeke

Lajme të lidhura

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon
Aktualitet

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

17:30 - 04/06/26
“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita
Aktualitet

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita

16:57 - 04/06/26
Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s/ Dosja e Violand Braçellarit: Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015
Aktualitet

Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s/ Dosja e Violand Braçellarit: Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015

16:47 - 04/06/26
Para
Detaje nga vrasja në Laç, viktima është babai i dy djemve të përfshirë në masakrën e Mamurrasit

Detaje nga vrasja në Laç, viktima është babai i dy djemve të përfshirë në masakrën e Mamurrasit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg!
Breaking Views

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg!

18:58 - 04/06/26

Plot mesazhe kundër klasës politike në vend vijnë nga protesta e 5 që po mbajnë qytetarët kundër projektit të Zvërnecit....

Lexo më shumë
Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

17:30 - 04/06/26
Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës

Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës

17:13 - 04/06/26
“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita

16:57 - 04/06/26
Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s/ Dosja e Violand Braçellarit: Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015

Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s/ Dosja e Violand Braçellarit: Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015

16:47 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom