GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Njeriu që më sanksionoi u provua si kryegënjeshtar, ja kur e nisa betejën për rikthim

21:31 - 24/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Njeriu që më sanksionoi u provua si kryegënjeshtar, ja kur e nisa betejën për rikthim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat, Sali Berisha, rrëfeu gjatë një interviste se kur nisi beteja e tij për atë që ai e quajti një rikthim.

“Së pari, dua të bëj një sqarim. Unë, jo mendonin se kisha marrë fund, por unë isha ndarë me politikën, përveç FB dhe Instagramin, unë nuk kisha asnjë ambicie mbi tokë.

Unë kisha vendosur që edhe mandatin ta dorëzoja 2-3 muaj më vonë pas zgjedhjeve të vitit 2021, ia kisha thënë kryetarit.

Unë nuk bëra fushatë dhe e kisha të drejtë atë. Fushata ka një udhëheqës dhe nuk ka pse duken 2 koka.

Pse erdhi kjo? Unë, atë ditë që lexova përcaktimin e Antony Blinken në Tuiterin e tij personal, shkoj në shtëpi dhe i shkruaj një letër me tre pika publike dhe vendosa të bëj një betejë në vetmi.

Absolutisht. Dhe i them atij kryetarit, të mos futet PD në këtë punë, jemi parti pro-perëndimore, pro-amerikane, nuk kemi pse bëjmë asgjë. Me këtë merrem vetë. Pushka ime është pena ime.

Kur ai dërgoi Filip Rikerin, njeri me të cilin isha takuar disa herë, për të kërkuar që unë të mos futem në parlament, ndryshoi gjithçka sepse ajo ishte një kërkesë që kurrë një qeveri demokratike nuk mund ta bënte ndaj një partneri, përveçse ndaj një kolonie.

Dhe i them tani, i thuaj zotit Riker që kurrë, asnjë komb tjetër nuk ka bërë sa kombi amerikan për shqiptarët për lirinë e tyre, por nuk e kanë bërë kurrë këtë për t’u bërë listën e deputetëve në parlament.

Prandaj kjo, deri këtu merr fund kjo punë.

Nuk mund të jetë…

Pse e nisa unë këtë?

Nuk e dija kurrë se sa do mbështetesha. Jo, absolutisht. Kur unë kam bërë thirrje për takim, njerëzit më të afërt të mi më kanë pyetur se a do vijnë njerëzit? Kush të vjen? U thashë, ata që besojnë në dinjitetin e njeriut, do vijnë. Ata që besojnë se ky vend duhet të përcaktojë vetë deputetët, do të vijnë.

Pra, beteja ime ka nisur për këtë, nuk ka nisur për asnjë qëllim, përveçse për t’i thënë cilitdo se ky vend, sovranitetin e tij nuk mund ta shkelmosh.

Këtu filloi e gjithë beteja ime,” tha Berisha duke thënë se duhet të ruhej nga miqtë, jo nga armiqtë.

“Beteja me miqtë është më e vështirë se me armiqtë”, tha Berisha.

“Zoti e deshti që ata, me të cilët unë u përballa, presidenti aktual i SHBA t’i shpallë armikun më të rrezikshëm për SHBA, më të rrezikshëm se Kina, Rusia dhe çdo gjë tjetër.

Kompleksi i ndryshimeve këto 4 muaj janë të jashtëzakonshme.

Këto 4 muaj çfarë ndodhi?

Ndodhi që ata, të cilët mbrojtën, dhe në fakt janë bashkëautorë në ndërtimin e diktaturës në Shqipëri, ata morën ndëshkimin e popullit amerikan, por edhe u shpallën rreziku më madhor për SHBA.

Çfarë do të thoshte kjo për mua?

Kjo nuk do thoshte se ata do bërtasin rroftë Sali Berisha, jo. Por do thoshte se nuk do kishte më ambasador që do garantonte zgjedhjet pa u zhvilluar.

Ishin një këta, nuk dalloje dot ambasadë dhe qeveri. Mos harro një moment. Erdhi në Shqipëri një zonjë e nderuar që quhej Zhenoveiv Donfrid. Një diplomate e shquar. Shkoi në takim me Edi Ramën. Doli nga takimi, ajo bëri komunikatën. Edi Rama komunikatën e vet. Takova zonjën Donfrid, biseduam për Ballkanin e Hapur. Presidenti Biden e mbështet Ballkanin e Hapur.

Nuk ishte një lajthitje e Edi Ramës.

Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, merrte Hunter Biden, e mbante një javë në Montekarlo në kazino dhe drogë. Kur i mbaronin paratë, merrte biznesmenët.

Në ato kushte, mosbindja civile ishte e vetmja rrugë.

Ajo nuk dështoi. Çfarë ndodhi? Së pari, u fituan në arenën ndërkombëtare tre rezoluta që e damkosën Edi Ramën, i damkosën zgjedhjet në Shqipëri.

Ndodhën disa gjëra që e ndryshuan në mënyrë thelbësore situatën. Tre rezoluta në të cilat Spaku i Edi Ramës u shpallën prokurori politike. Zgjedhjet u shpallën fasadë për Edi Ramën.

Pra, u arrit një gjë, në një kohë kur në samite flitej për atletet e Edi Ramës.

Pastaj ndodhi përmbysja e madhe. A e dini ju se sot njeriu që më sanksionoi mua, nuk futet dot në godinat federale se u provua ish-kryediplomati u provua një kryegënjeshtar.

Ju e dini historinë e letrës. Historia e letrës ishte gjëja më e turpshme,” tha Berisha.

 

Etiketa: berisharikthim

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Analisti: Veliaj i është sulur prokurorit si kriminel, të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut

Analisti: Veliaj i është sulur prokurorit si kriminel, të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com