GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit/ Flet babai: Mjekët më thanë se është gjendje gripale, nuk është helmuar me ilaç miu

18:46 - 25/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tre persona helmohen nga uji i pijshëm brenda një lokali në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

3-vjeçari Omer Hasmegaj nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës humbi jetën mëngjesin e të shtunës në spitalin e Shkodrës, teksa e motra e tij, 7 vjeçe, e cila ka të njëjtat simptoma ndodhet në gjendje të rëndë.

Në media u raportua se dyshohej se dy të miturit mund të kishin thithur substanca toksike nga ilaçi kundër minjve, pasi prindërit kishin kryer spërkatjen e një magazine.

Por ndërkohë, abai i viktimës, Samed Hasmegaj e mohon se vdekja e djalit të tij mund të ketë ardhur nga përdorimi i një bari për minjtë. Ai theksoi se nuk ka informacion të qartë për shkakun e vdekjes dhe kërkoi që të mos përhapen spekulime të pabaza. Në një reagim për Euronews Albania, babai i fëmijës tha;

“As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin. Mediat kanë abuzuar me lajmet, unë vetë nuk i kam parë, por më kanë thënë të afërmit që në lajme thuhet se djali ka ndërruar jetë nga ilaci që mund të kem përdorur për minjtë, kjo nuk është e vërtetë. Mjekët më thanë në fillim se ndoshta mund të ketë qenë një gjendje gripale, por nuk e di. Pritemi të më thonë më shumë mjekët. Vajza është ende në gjendje të rëndë, mjekët nuk më kanë thënë ende se sa do të qëndrojë në spital. Edhe bashkëshortja është në spital dhe ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.”

Gjithashtu kanë reaguar edhe familjarët e 3-vjeçarit, duke hedhur poshtë aludimet se mjekët nuk e kanë trajtuar siç duhej fëmijën duke u shprehur se ngjarja është një fatkeqësi për familjen.

Ata konfirmuan se nuk kanë asnjë pretendim ndaj spitalit të Shkodrës dhe e falënderuan stafin mjekësor për përpjekjet e bëra.

Ndërkohë, ata kërkuan që mediat të tregohen të kujdesshme në raportimin e ngjarjes, duke pasur parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore të vajzës dhe shtatzëninë e nënës së fëmijëve. “Çdo lajm i pavërtetë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e saj,” thanë ata.

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë në Shkodër, mjekja Greta Naraçi, kanë dalë  dje në një konferencë për mediat në lidhje me vdekjen e një 3-vjeçari dy ditë më parë, teksa motra e tij, 7 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë.

Halluni deklaroi se viktima Omer Hasmegaj është paraqitur pasditen e të premtes nga babai me të vjella dhe pasi ka marrë mjekim i është rekomanduar që të shtrohet në spital por babai ka vendosur që ta marrë me vete.

Senad Halluni: Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19:00 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.

Pastaj ka ardhur të nesërmen përsëri, më datë 22 ditën, e shtunë në orën 09:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3- vjeçari ka ndërruar jetë. 30 minuta pas tij ka ardhur motra 7 vjeçare me të vjella dhe mjekët e pediatrisë kanë vendosur që t’a nisin me urgjencë drejt Tiranës dhe është transportuar në QSUT në repartin intensiv.

Më pas janë lajmëruar organet përkatëse për të bërë autopsinë. Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra e tre vjeçarit janë angazhuar mjekët dhe toksikologët për të gjetur shkakun e kësaj ngjarje. Nëse është helmim apo virozë e stinës e vendos diagnoza dhe analiza përfundimtare.

Etiketa: 3 vjecarbabaihelmimKryesore1

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

"BM Taekwondo" shkëlqen në "Open Tirana 2025", synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com