GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DW: “Modeli i Shqipërisë” para Gjykatës Evropiane, a mund të krijojë Italia qendra azili në vendin tonë?

A mund të krijojë Italia qendra azili në Shqipëri? Gjykata Evropiane e Drejtësisë hapi ndërkohë procesin për këtë çështje. Edhe vendet e tjera të BE-së po e ndjekin nga afër procesin.

12:42 - 26/02/25
në Aktualitet, Botë, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetëm 16 emigrantë në bord! Media italiane: Testimi i parë i kampit të Gjadrit del blof
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jo vetëm Roma, por edhe shumë vende të tjera po shikojnë me interesim të madh drejt Luksemburgut. Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë filloi të martën (25.02.) procesi lidhur mekampet italianetë ndërtuara nëShqipëri, për vendosjen e azilkërkuesve nga vende të tjera.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka rekomanduar shprehimisht që vendet e tjera të mësojnë nga përvoja e Italisë me Shqipërinë. Pas samitit të BE-së në mes të tetorit, ajo deklaroi: “Ideja e zhvillimit të qendrave të kthimit jashtë Bashkimit Evropian nuk është e parëndësishme, por duhet të diskutohet”.

BE-ja dëshiron të kufizojë numrin e azilkërkuesve. Presioni politik mbi qeveritë e këtyre vendeve për largimin e migrantëve që nuk kanë të drejtë azili është rritur. Deri tani, sipas von der Leyen, vetëm një e pesta e tyre janë kthyer. Ndërsa me kampe si ai në Shqipëri, BE-ja mund të zhvendosë të paktën pjesërisht problemet e saj në vende jashtë territorit të BE. Komisioni planifikon të propozojë një ligj të ri për këtë çështje muajin e ardhshëm.

Migrantët e dërguar nga Italia në Shqipëri
Migrantët e dërguar nga Italia në ShqipëriFotografi: Vlasov Sulaj/AP Photo/picture alliance

Qendrat e dëbimit jashtë kufijve të BE-së?

Komisioneri i Brendshëm i BE, Magnus Brunner ka folur për qendra të kthimit si një model. Ai e kupton konceptin “vetëm si një model për njerëzit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që duhet të largohen nga vendi”.

Azilkërkuesit e refuzuar mund të strehohen në qendra të tilla dëbimi jashtë kufijve të BE-së. Vetë ata që fitojnë azilin mund të futen në Itali, ndërsa azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen nga Shqipëria në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë të sigurt. Këtë koncept po e mendojnë edhe vende të tjera. Qeveria holandeze e krahut të djathtë po shqyrton ngritjen e një qendre riatdhesimi në Ugandë.

Qeveria gjermane: Nuk ka model për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz nuk e sheh këtë model si një zgjidhje e mirë e çështjes: “Është e qartë se konceptet që paraqesin rënie shumë të vogla kur shikon numrat e përgjithshëm, nuk janë zgjidhja më e mirë për një vend kaq të madh sa Gjermania. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser thotë: “Para së gjithash, një partner i tillë është faktori më i vështirë. Sfida më e madhe është gjetja e vendeve të treta të sigurta.”

Edi Rama dhe Meloni gjatë një bisede në Bruksel
Edi Rama dhe MeloniFotografi: John Thys/AFP/Getty Images

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të qartë në lidhje me kampet në vendin e tij se marrëveshja vlen vetëm për Italinë. “Ne ndajmë një dashuri të pakushtëzuar me Italinë. Ne vendosëm ta bëjmë këtë nga ndjenja e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë, në mënyrë që të kopjojmë modelin italian, qeveritë e tjera të BE-së do të duhet të gjejnë vende të tjera të treta të sigurta”, tha ai.

Procesi i nisur në Luksemburg do të tregojë nëse ky është një model i përshtatshëm apo jo.

/DW/

Etiketa: Azilmarreveshja Rama-Meloni

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Gjesti me kritika ndaj Eglit: Nuk më ke lënë ta shijoj…

Gjesti me kritika ndaj Eglit: Nuk më ke lënë ta shijoj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com