GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Diktatori Rama sot nuk ka Sigurim Shteti, por ka Troplinët dhe Bajrët që ushtrojnë terror

19:25 - 26/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Diktatori Rama sot nuk ka Sigurim Shteti, por ka Troplinët dhe Bajrët që ushtrojnë terror
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka mbajtur sot një aktivitet ku ka shpalosur programin e saj për Qeverisjen 2025-2029, në qoftë se merr pushtetin në zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha deklaroi se sot Shqipëria po përjeton diktaturën e dytë në të cilën një pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste përdor ndaj kundërshtarëve politik mjetet më të egra që mund të përdorë për këtë kohë.

Berisha tha se sot diktatori, nuk ka një Sigurim Shteti si dikur, por ka instrumenta terrori të njëjta me ato që kishte diktatori i dikurshëm. Sipas liderit demokrat, sot nuk ushtrojnë më pak terror Bajrat në Shkodër apo Xhevdet Troplini, i famshmi Poja, në Durrës.

Sali Berisha: Sot ne diskutojmë programin e PD për trajtimin në tërësi të problemeve serioze, shumë të rëndësishme të shtresës së të Përndjekurve Politikë. Por ne e diskutojmë këtë program në një kohë kur, shoqëria shqiptare, Shqipëria përjeton diktaturën e dytë. Përjeton një diktaturë në të cilën një pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste përdor ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës mjetet më të egra që mund të përdorë për këtë kohë.

Ne jemi sot nën një regjim në të cilin narkodiktatori njëlloj si diktatori i viteve ’50 ka në duart e tij çdo pushtet në këtë vend. Ka në dorë të tij të gjithë vendimarrjen, konsideron pasuritë e këtij vendi si pasuri të vetat dhe të klaneve të tij kriminale.

Diktatori sot, nuk ka një Sigurim Shteti, siç kishte diktatori i dikurshëm. Por ka instrumenta terrori të njëjta me ato që kishte diktatori i dikurshëm. Nuk ushtrojnë më pak terror Bajrët kur shpalosin autokolonat e tyre në Shkodër, se sa xhpisat e Sigurimit të Shtetit. Nuk ushtrojnë më pak terror në Durrës, Xhevdet Troplini, apo i famshmi Poja, se sa dikur dega e Punëve të Brendshme.

Por kishte një dallim ama. Dallimi në atë kohë ishte se kishte një ligj, që ata, ligji i keq, ligji i shkruar, mbi bazën e cilit vepronin. Sot nuk ka asnjë ligj. Ligjet janë krejt tjera. Ligjet janë në rregull. Janë ligje të një vendi demokratik, por ligjet shkelmohen. Ligjet nuk respektohen. Ligji, është në kuptimin absolut vullneti i padrinos.

Dhe, në qoftë se diktatori me genocidin e tij se, regjimi komunist ka kryer genocid në Shqipëri. Regjimi komunist në Shqipëri në aspektin e dhunës dhe represionit, me të drejtë është krahasuar me regjimin nazist në kulmin e luftës. Po! E thotë Karls Xhasper që, në Gjermani për të qenë opozitar duhet të hapje me duart e tua varrin, por ama e thotë gjatë luftës.

Në Shqipëri, gjatë paqes po t’i bëje kundërshti regjimit duhet të hapje ose varrin, ose dyert e burgut dhe të kampit. Kjo është e vërteta. Megjithatë, i gjithë ky genocid, kjo dhunë preku rreth 20% të popullatës. Kurse, ky genocidi i padrinos, i narkotrafikantit, ky në 10 vjet ka largua 45%. Spastrim etnik është ky. Genocid është. Pse iknin që të gjithë? Sepse nuk mund të jetojnë. Ikin që të gjithë nga varfëria dhe mjerimi. Në pamje të parë, ka liri. Po çfarë lirie? Liri për të ikur. Liri për t’u larguar nga ky vend.

Etiketa: berishadiktatorSigurim

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Dinamo “shpartallon” Skënderbeun në Korçë dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës

Dinamo “shpartallon” Skënderbeun në Korçë dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah...

Lexo më shumë
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com