GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hodhën në treg 21 ton mandarina me pesticide, gjykata e Beratit lë në burg 3 të arrestuarit (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kamionët me mandarina në kufi, Agjencia e Ushqimit e Kosovës: Nuk ka bllokim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për tre të ndaluarit, pasi hodhën në treg 21 ton mandarina të ndaluara për treg, të kthyer nga Kroacia.

Arben Dyli, grumbulluesi, është lënë me burg.

Elton Tafaj, fermeri, është lënë në burg.

Elson Tahiraj, inspektori i shtetit, është lënë në burg.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre,” “Shkelje të rregullave për lëndët helmuese,” “Prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për jetën e njerëzve” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”. Bëhet fjalë për mbi  21.000 kg mandarina, që pas kthimit nga Kroacia, nuk janë asgjesuar në mënyrën e duhur.

Sipas pretendimeve të fermerit, mandarina ishin hedhur në landfillin e Bashkisë Dimal, por gjatë inspektimit nuk u gjetën mbetje të produktit. Kjo sasi mandarinash, me përmbajtje të lartë pesticidesh është shitur në qarqet Berat dhe Sarandë.

Gjatë seancës avokatët mbrojtës i quajtën të ndaluarit viktima të luftës tregtare të konkurrencës me qëllim dëmtimin e tregtarëve vendas. Madje avokati mbrojtës i Arben Dylit hodhi dyshime në vërtetësinë e analizave të shtetit kroat.

Në fjalën e tij përpara trupit gjykues, eksportuesi Arben Dyli u shpreh se nuk e dinte që duhej  njoftuar AKU pasi iu kthye produkti mandarinës.

Ai njoftoi fermerët një nga Goriçani dhe tjetri nga Saranda për të marrë mbrapsht mallin.

Fermeri i arrestuar Elton Tafa u shpreh se i është bërë padrejtësi nga AKU pasi i ka treguar që  mandarinat ishin prishur, kalbur, ndaj i hodhi në landfillin e Dimalit.

“Mu thye zemra kur i hodha sepse ishte djersa ime”, ka thënë ai. Tafa kishte debatuar me Dylin pasi dyshonte që mandarinat e kthyera mbrapsht nuk ishin të tijat, e megjithatë ai e mori të mirëqenë dhe i hodhi në plehra.

Pavarësisht mbrojtjes dhe deklarimeve të të arrestuarve, gjykata vendosi masën e arrestit me burg.

Gjyqtari i çështjes ishte Ilirjan Hysa, ndërsa prokurorja Malvina Pellumbi.

Etiketa: Gjykatemandarinapesticide

Lajme të lidhura

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
Para
Kreu i Unionit Internacional Demokratik fton Berishën të marrë pjesë në Forumin e IDU-së në Bruksel

Kreu i Unionit Internacional Demokratik fton Berishën të marrë pjesë në Forumin e IDU-së në Bruksel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com