GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Drejtësia të mos shohë se kush është më i gjatë”, Rama: Duam të luftojmë hajdutët brenda nesh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Drejtësia të mos shohë se kush është më i gjatë”, Rama: Duam të luftojmë hajdutët brenda nesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me asambletë socialiste të disa njësive në kryeqytet, ku gjatë fjalës së tij, sërish ka sulmuar drejtësinë.

Pas arrestimit të Erion Veliajt, Rama thotë se duan një drejtësi europiane dhe jo si në Rusi, por ndërkohë shton se qëllimi i reformës në drejtësi thotë se ka qenë dhe që të luftojnë hajdutët brenda PS-së.

“Ne jemi partia politike dhe e para forcë me pushtet që i kemi hequr pushtetit politik duart nga drejtësia sepse kemi dashur që Shqipëria të futet në sprovën e një drejtësie të pavarur dhe të kemi një drejtësi të pavarur që të luftojë me hajdutët edhe brenda nesh. Qëllimi jonë nuk ka qenë si të mbajmë pushtetin dhe të mbulojmë njëri-tjetrin të njëjtën histori. Qëllimi jonë që të bëjmë histori duke e bërë Shqipërinë anëtare në BE dhe duke i dhënë shans brezave që vijnë mbrapa një drejtësi të pavarur. Ne 5 vjet, unë i pari dhe të gjithë të tjerët kemi shtrënguar dhëmbët sepse pavarësia ka qenë kryesorja. Ama nuk është vetëm pavarësia, është edhe profesionalizmi. Ne duam drejtësi europiane, jo si në Rusi”, – deklaroi Rama.

Më tej, Rama deklaroi se nuk duan drejtësi me paraburgim pa gjyq. Ai tha se drejtësia nuk është vetëm shpata duke iu referuar Prokurorisë, por edhe peshorja, duke iu referuar Gjykatave. Rama tha se drejtësia duhet të jetë e verbër që të mos shohë se kush është më i gjatë dhe kush është më i shkurtër, kush është akuzuesi apo i akuzuari.

“Nuk duam drejtësi me paraburgim pa gjyq. Kjo është një betejë që e kemi barrë ta bëjmë. Duke garantuar pavarësinë dhe paprekshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë. Një parti si e jona që në 2 mandate ka qeverisur e vetme, që i thotë drejtësisë ‘ja ku më ke dhe ha trupin tim’ rëndësi që të gjitha të jenë të barabartë para ligjit dhe sikur të kafshosh gabimisht. Kafshimet gabim të drejtësisë janë tragjedi. Megjithatë nuk ka rrugë tjetër. Barra e provës i takon atij që akuzon dhe jo atij që akuzohet dhe parimi është që të gjithë janë të pafajshëm derisa provohet dikush i fajshëm.

Nuk është parimi të gjithë janë të fajshëm dhe hajde të provoj se janë të pafajshëm se këtu është bërë ‘të gjithë janë hajdutë e kriminelë’ sepse nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për të na mundur. Sot ulërasin lloj-lloj speciesh kënetash që ‘ne po kërcënojmë SPAK-un’ dhe bufi i kënetës vazhdon çon denoncime tek SPAK. Nëse drejtësia është shpatë dhe tek shpata, rolin kryesor e ka prokuroria, por drejtësia nuk është vetëm shpatë, është edhe peshore. Kjo zonja e drejtësisë sytë i ka të fashuar sepse duhet të jetë e verbër drejtësia, në kuptimin që nuk duhet të shohë se kush është më i gjatë dhe kush është më i shkurtër, kush është akuzuesi apo i akuzuari. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe në peshore vihen provat. Shpatën sot drejtësia e ka se ia dhamë”, tha Rama.

Etiketa: drejtesihajdutRama

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para
Hetuesit e Trump mbërrijnë në Ballkan! Nis investigimi për fondet e USAID, përfshihet edhe Shqipëria

Hetuesit e Trump mbërrijnë në Ballkan! Nis investigimi për fondet e USAID, përfshihet edhe Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş