GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Amerika nuk po ikën nga Shqipëria, por po largohet nga djalli

17:49 - 28/02/25
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjedhjet vërtet kanë mbaruar, por realiteti i masakrës së tyre është i tillë që nuk duhet të mbarojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Ka qenë gjithmonë e qartë se duart e pista të pabesit kur goditi mbas shpine kundërshtarin e tij politikë, duke shkelur edhe mbi  kodin zakonorë shqiptarë, kanë lënë gjurmë  në gishtave në duart e tij. Ndjesia e thellë e frikës, por kurrë e të penduarit, e kanë bërë gjithmonë qe të mbetet skllav i  çarkut që i ka krijuar vetes  me shpresë të ngrysur, se ndoshta do  e sjell një rasti , atje apo këtu, të gjej një hapësirë  dhe ti shpëtoj këtij  makthi të tmerrshëm që i krijoi shpirti i Makbethit. As gënjeshtrat e improvizuara të Sokol Ballës dhe as   të ndonjë laroje tjetër ekranesh që ia bëjnë natën si ditë  ai tashmë është në të vërtetë i dëshpëruari i thellë i kohës

Koncepti totalitarist që e ka paralizuar, ka mbuluar të gjitha hapësirat e demokracisë në tërë qenien e tij. Filozofia e ekstremit të majtë  që ai ka  përqafuar, me të cilën i ngjitur  ngjizur  shpirti   në shërbim të padronit të tij Xhorxh dhe Aleksi Soros e ka kthyer në një realitet dëliri pushtetin e tij të përjetshëm.

Shumë përmbysje të mëdha epokale tashmë ia kanë sjellur rrufenë tek këmbët .

Por gjarpri vazhdon të përdridhet e të përdridhet  për të gjetur  një vrimë për tu future në një zgavër.

Histerikë në gjithë dëshpërimin që e ka kapluruar,  çfarë nuk  nxjerrë nga goja e tij e cila  i është kthyer   një shpelle  e zezë.

‘’ Amerikanët po  ikin “- shprehet i dëshpëruar në bunkerin e vetmisë së vetësyrgjinosur.

Deklarata fatale!

Alarme të rreme!

Politikani më dallaveraxhi i të gjitha kohërave në historinë shqiptare Edi Rama, për  pakrahësueshmërinë me asnjë model tjetër,  nuk e ka  më luksin  e rikthimit në opozitë    ku të jetoj normalitetin e luftës politike si profesion,  sepse ka shumë llogari kriminale dhe korruptive për të shlyer, që i rrinë mbi krye,  të cilat humbja e pushteti do ti shtrij të gjitha të hapura  përtokë në tapetin e së vërtetës.

Prandaj ai ka filluar të ulërasë si i marrë:

“Amerikanët po ikin. Po na lënë shëndetin. Ushtarët që kishin në SPAK i tërhoqën, etj, etj”.

Nga deklaratat e pa kontrolluara të bëra këto ditë prej kryeministrit, të krijohet përshtypja se Amerika na paska qenë një fluger, që po rrotullohet sipas erës ,pa arsye diplomatike dhe pa  njerëzore.

Amerikanet as që duan të japin mesazhin e tokës së djegur si po mjegullon kryeministri i përhumbur. Ata kanë gjetur një vend anormal madje një vend përtej anormalitetit dhe po përgatitin tranzicionin e tyre të vëmendshëm për të ndërhyrë. Zv presidenti amerikan në  konferencë e sigurisë në Munih pak ditë më parë  ia adresoi shqetësimin e thellë  të Amerikës të këtij fenomeni tërë Bashkimit Evropian. Evropa e vlerave demokratike që shqetësohet për  kërcënimin e thellë që paraqet Rusia dhe Kina në fillim duhet të shqetësohet për sigurinë e brendshme dhe demokracinë së saj.

Kreu i regjimit shqiptarë,  tranzicionin e momentit te Amerikës. ndaj Shqipërisë ,po ecën me vrap për ta kthyer në një filozofi braktisje. Po ikin amerikanët është ajo që thotë kryeministri shqiptarë  këto ditë. Po , po. Amerika  po na lë. Ajo po shikon, as më shumë dhe as më pak  vetëm për interesat e saj.

Kambanave alarmuese, qe ka filluar t’iu bjerë Edi Rama sot, në fakt janë tymnaja mashtruese, që lidhen me frikën  e tij politike dhe të fatit të tij tragjikë.

Largimi i Amerikës nga Shqipëria është aktualisht në mendjen e Edi Ramës, por me çfarë po duket edhe në dëshirat e tij.

Amerika nuk po ikën  nga Shqipëria, por po largohet nga djalli.

Themelet e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane kanë nisur të ndërtohen që para krijimit të shtetit shqiptar, si dhe që para se SHBA të niste të merrej aktivisht me çështjet evropiane. Kombet e mëdhenj dhe të vegjël, shtetet e mëdhenj dhe të vegjël, ashtu si njerëzit, i ofrojnë miqësi njëri-tjetrit me anë të gjesteve miqësore. Zakonisht janë vendet dhe kombet e vegjël ata që, për arsye që merren lehtë me mend, duan që të kenë marrëdhënie speciale miqësore dhe aleancë me një vend të madh, aq më tepër me vendin më të fuqishëm të kohës dhe bëjnë gjestet përkatëse për të arritur këtë. Dhe kur iu realizohet një dëshirë e tillë këto vende dhe kombe të vegjël e quajnë një fatbardhësi të madhe për ta.

Politika shtetërore amerikane ka bërë lëvizje të tilla për Shqipërinë që nuk janë të zakonshme për politikën e këtij vendi para vitit 1917.

Edi Rama ka tërhequr shumë fije të pista të cilat i kanë bërë   dëme të pa llogaritshme Shqipërisë

Ato çfarë ai ka bërë në kurriz të Shqipërisë me mbështetjen aktive të  mafies politike ndërkombëtare Xhorxh Soros ,kundra marrëdhënieve  shqiptaro – amerikane, me qëllim rruajtjen e pushtetit në përjetësi, janë akte amorale dhe antiligjore që edhe mafiozët do rezervoheshin ti kryenin.

Ato janë të pa besueshme dhe pothuajse mizore që vetëm një   zullumqar si ky njeri mund të arrij që ti bëj. Prandaj sot, që koniunkturës politike ku ai ishte strehuar bashkë me mëkatet e tij, nuk po i ndrite më marrëzia, si dikur në kohën e Blinkenit, duke shfrytëzuar në mënyrë të pa skrupull statusin e kryeministrit të nje populli të varfër, kërkon të gjej strehën për të futur kohën.

Ndonëse me dhëmbët radikale të së majtës ka kafshuar dhe brejtur ligje dhe parime demokratike të një realiteti të krijuar me shumë  mund, për ti shpëtuar ndëshkimit, kërkon pak strehë edhe  tek e djathta, duke u orvatur të  duket si ithtar i thekur i filozofisë së saj.

Por a mund ta fshehë dot Edi Rama Tabil Sarajin diktatorial me të cilin njerëzve iu ndali hapin e ndryshimit dhe Shqipërinë e ktheu në një eksperiment makabër në mes të Evropës?

Është e pa mundur .

Në raport me zbardhjen e të vërtetave do ta shohim edhe  të ardhmen e  fatit të tij.

Etiketa: AmerikedjalliRama

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
VIDEO/ Produksioni publikon pamjet kur Gjesti kalon murin e shtëpisë

VIDEO/ Produksioni publikon pamjet kur Gjesti kalon murin e shtëpisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com