GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FDA miraton dozën përforcuese të Pfizerit për fëmijë 12 vjeç e lartë

07:54 - 04/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FDA miraton dozën përforcuese të Pfizerit për fëmijë 12 vjeç e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA miratoi dozën e tretë, përforcuese, të vaksinës Pfizer, për fëmijët në moshën 12 vjeç e lartë, ndërsa vendi ndeshet me një shtim të lartë të rasteve me Omicron.

Deri tani doza përforcuese rekomandohej për moshat 16 vjeç e lart.

Miratimi, që vjen ndërsa nxënësit rifillojnë shkollën pas pushimeve, nuk është hapi përfundimtar. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duhet të japin miratimin e tyre, para se të fillojë përdorimi i dozës së tretë tek fëmojët 12 vjeç.

Dr. Rochelle Walensky, drejtoresha e CDC-së, tha se vendimi pritet të merret këtë javë.

FDA-ja tha gjithashtu se të gjithë fëmijët 12 vjeç e lart që kualifikohen për një dozë përforcuese mund ta marrin atë pesë muaj pas dozës së fundit, në vend të gjashtë muajve.

Vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga çdo lloj COVID-19. Por autoritetet shëndetësore po u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kualifikohen, që të marrin dozën përforcuese, pasi ajo ofron shansin më të mirë për të shmangur infeksionet më të rënda nga varianti shumë ngjitës Omikron.

Fëmijët zakonusht e kalojnë më lehtë COVID-19 sesa të rriturit. Por shtrimet e tyre në spital po rriten gjatë valës së Omikronit — shumica e tyre të pavaksinuar.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech është opsioni i vetëm në SHBA për fëmijët e çdo moshe. Sipas CDC-së, rreth 13.5 milionë fëmijë 12 deri në 17 vjeç – pak më shumë se gjysma e asaj grupmoshe – kanë marrë dy doza të vaksinës së Pfizerit.

Kompania Pfizer ndërkohë, po studion një formë vaksine me doza më të vogla, për fëmijët nën 5 vjeç./ VOA

Etiketa: fdaPfizer

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Rrëzoi avionin, Irani dëmshpërblen të afërmit e 176 viktimave kanadeze

Rrëzoi avionin, Irani dëmshpërblen të afërmit e 176 viktimave kanadeze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com