Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar disa shkelje të Komisionit Publik Kombetar (KPP) për një tender të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, konkretisht procedura me objekt: Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore qendrore dhe rajonale të Tiranës, Loti 1, me Fond limit: 2.2 milion euro.
PD sqaron se “për këtë procedurë u shpall fitues operatori me ofertë 1.7 mil euro.
Operatori tjetër i kualifikuar, por me ofertë me vlerë 267 mijë euro më shumë se fituesi, ankohet pranë KPP dhe ky i fundit vendos me anë të vendimit datë 25 Mars 2024 të skualifikojë fituesin e shpallur nga KVO.
Fituesi i shpallur nga KVO, tashmë i skualifikuar nga vendimi i KPP-së ankohet në gjykatë dhe si rezultat, Gjykata Administrative e Apelit vendos me anë të vendimit të formës së prerë (v.2024) të shfuqizojë vendimin e KPP-së dhe urdhëron autoritetin kontraktor të vijojë procedurën duke zbatuar këtë vendim gjykate i cili përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor si vendim i formës së prerë.
Deklarata
Në Qershor të v. 2024 AKSHI shpalli procedurën e prokurimit me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 mil euro e cila u anullua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.
E njëjta rishpallet në Shtator me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për Ministrinë e Brendshme’ dhe fondi ndryshon nga 3.8 mil euro në 3.6 mil euro nga këto:
2.5 mil euro implementimi afati 12 muaj.
1.1 mil euro mirëmbajtja afati 24 muaj.
Morën pjesë 3 oferta:
XION IT SYSTEMS GMBH vlera 2.7 mil euro
SOFT Solution vlera 3.1 mil euro
ATOM vlera 3.4 mil euro
U skualifikuan 2 ndër to oferta më e ulët XION IT SYSTEMS GMBH me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion të vlefshëm të kërkuar në DT.
Në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro.
1 muaj më pas AKSHI shpall një procedurë tjetër mirëmbajtjeje për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, konkretisht me objekt: ‘Mirëmbajtje e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për DPGJC’, fondi 1.9 mil euro dhe shpallet fitues ofertuesi i vetëm pjesëmarrës XION IT SYSTEMS GMBH me vlerë të ofertës 1.9 mil euro.
Mbështetur në sa më lart së pari:
Në regjistrin e parashikimeve për 2024 AKSHI ka cilësuar se fondi që do përdorej për regjistrin kombëtar të gjendjes civile do ishte 3.8 mil euro, ndërsa me dy procedurat e mësipërme për të cilat është njoftuar fituesi fondi tejkalon 5 mil euro.
Në procedurën e anuluar fondi ishte 3.8 mil në procedurën e rishpallur 3.6 mil, pse ndryshoi fondi dhe cili ishte justifikimi ligjor?!
Procedura e rishpallur në Shtator përmbante implementimin 12 muaj dhe mirëmbajtjen 24 muaj ndërkohë pas një muaji shpallet tender tjetër vetëm për mirëmbajtje me fond tjetër 1.9 mil euro duke mbivendosur jo vetëm afatin por edhe fondet e buxhetit të shtetit.
Tani AKSHI të sqarojë për publikun dhe SPAK, procedura fiktive është ajo për implementim dhe mirëmbajtje të regjistrit kombëtar të gjendjes civile me vlerë 3.6 mil euro apo procedura për mirëmbajtjen e këtij regjistri me vlerë 1.9 mil euro…
Sipas verifikimeve tona AKSHI Në vitet 2020, 2022, 2024 të njëjtën procedurë mirëmbajtjeje e ka prokuruar me fiks 1.9 mil euro dhe në të gjitha herët kontraktor ka qenë kompania austriake XION IT SYSTEMS GMBH .
Ndërsa Ermal Beqiri pronar i 6 bizneseve aktive, me kompaninë Soft & Solution ka marrë nga AKSHI mbi 30 milion euro nga të cilat 22.7 mil euro vetëm në v.2024.
Referuar deponimeve të ish nr.2 të qeverisë Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, në pronësi të Ermal Beqirit faturon rreth 80% të tenderave të AKSHI-t, e nëse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mbërrihet tek familja e kryeministrit….
I takon SPAK të hetojë me të vërtetë veprimtarinë e AKSHIT, si e pushtoi Ermal Beqiri këtë institucion dhe përfituesit realë të këtyre milionave..…
Discussion about this post