GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha nga Milano: Ballkani i Hapur do hidhet në kosh, markat shqiptare do mbushin tregjet

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha nga Milano: Ballkani i Hapur do hidhet në kosh, markat shqiptare do mbushin tregjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me diasporën shqiptare në Milano, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e konsideroi këtë vit, si vitin e diasporës shqiptare dhe sipas liderit demokrat, entuziazmi i tyre po zgjon shpresat e çdo shqiptari dhe është kthyer në eliksirin e fitores.

Sali Berisha: Ky është viti i diasporës, dhe mbi të gjitha i juaji. Sepse, para zgjedhjeve, ju i keni bërë Shqipërisë dhuratë tjetër po kaq të çmuar. Unë ju them ju, se kjo dashuri që dëshmoni ju, se kjo energji që dëshmoni ju, se ky entuziazëm po ngroh zemrat e çdo shqiptari, po zgjon shpresat e çdo shqiptari, po rikthen besimin tek Shqipëria, tek çdo shqiptar. Kjo dashuri, ky mall, ky pasion është kthyer në eliksirin e fitores të shqiptarëve për Shqipërinë!

E keni patur një vështirësi të veçantë. Kur shoh këtë entuziazëm të jashtëzakonshëm, rri edhe mendoj: problemi se terrori, se varfëria, se burgosjet politike, se plaçkitja masive i ka topitur shqiptarët. Pse ju jeni kaq në këmbë? Ka entuziastë, kaq shpërthyes? Sepse, jetoni në një vend të lirë dhe e dini se, nuk burgosen kundërshtarët politikë për të marrë mandate. Dhe e dini se, nuk ndërtohet me çmime 10-fish rrugët dhe shkollat për të vjedhur qytetarët. Dhe e dini se, nuk grabiten dhe plaçkiten pasuritë e shqiptarëve për t’u pasuruar një grusht hajdutësh në krye të shtetit dhe qeverisë. Ndaj dhe, kjo është arsyeja që jeni në këmbë. Kurrë ndonjëherë ndërgjegja kombëtare nuk ka qenë, ndofta që nga pavarësia gjer sot, më e përqendruar tek shqiptarët jashtë atdheut se sa është sot.

Fitorja është e jona. Ne ia kemi dalë. Vetëm po të merrni 3 muajt e fundit ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur. Le t’i bëjmë një pyetje bashkërisht vetes: Sikur Sali Berisha të deklaronte nga dritarja e katit të tetë tri muaj më parë se, në Shqipëri do zbarkojë për të drejtuar fushatën e PD-së kryestrategu i planetit, kryestrategu i rikthimit më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, a nuk do thoshit, askush nuk do ta besonte. Sikur, 3 muaj më parë të deklaroja nga ajo dritare se, të gjitha partitë politikë të qendrës së djathtë, qindra prej tyre, në 3 rezoluta do të dënonin regjimin e Edi Ramës, narkodiktaturën, do mbështesnin shqiptarët dhe të drejtat e tyre.

Ndër të tjera, Berisha premtoi se Shqipëria pas 11 Majit, nëse ai fiton, do të jetë Shqipëria ku qytetarët jetojnë me dinjitet dhe paguhen me dinjitet Ai premtoi dhe për një Shqipëri prodhuese, dhe rritje të eksporteve, ku sipas tij, tregjet do të mbushen me markat “made in Albania”, teksa shtoi se projekti i Ballkanit të Hapur do të hidhet në kosh.

Sali Berisha: Po cili është programi ynë? Shqipëria madhështore fillon njëherë në radhë të parë, me një Shqipëri ku qytetarët jetojnë si njerëz. Ku qytetarët të mos përballen me varfërinë ekstreme. Shqipëria madhështore, Shqipëria e jetueshme, Shqipëria e shpresës realizohet në 3 muaj. Një paketë emergjence, e cila nxjerr çdo shqiptar në territorin e Shqipërisë jashtë varfërisë ekstreme. Kjo, në fakt do u lehtësojë edhe ju shumë. Sepse, unë e di. Jo vetëm familjarëve të afërt, po edhe të tjerëve u kërkojnë nga mospasja, t’iu dërgoni ilaçe, t’iu dërgoni gjëra të ndryshme. Sepse, ndodh prore që një pension nuk mjafton as për 2 javë ilaçe. Ndodh prore që një pension është afërsit sa qeraja e banesës. Këto marrin fund!

Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria ku qytetarët jetojnë me dinjitet, paguhen me dinjitet. Por jo vetëm kaq. Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria në të cilën ju, miqtë tuaj italianë, qyetarët shqiptarë do vendosin ëndrrat e tyre, kur sfidat e tyre, bizneset e tyre. Po, po, Shqipëria vendi më miqësor për investimet është zotimi ynë. I taksave të ulëta. Për çdo shqiptar që kthehet në Shqipëri, 5 vjet pa asnjë taksë, dhe përsëri stimuj të tjerë.

Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria e krenarisë sonë. Shqipëria nuk mund të jetë kurrë madhështore pa ‘Made in Albania’. Shqipëria madhështore do të jetë ‘Made in Albania’. Mendoni për një moment qytetet, fshtrat, brigjet nga keni ardhur, pasuritë përrallore që ka Shqipëria, nuk i ka vend tjetër në 28 mijë km2 në Europë e as në botë.

Pra, do bëhet gjithçka në moton: ekonomia, ekonomia, ekonomia! Shqipëri prodhuese, Shqipëri prodhuese. Markat shqiptare do mbushin dyqanet, markat shqiptare do vërshojnë. Mund të ketë njerëz që e dëgjojnë me skepticizëm, por u thëm një gjë. Merrni pak regjistrat e viteve 2005-2013. 320% u rritën eksportet, u rrit prodhimi, u rrit ‘made in Albania’. Kurse sot, ka 3 vite që Shqipëria, zbret prodhimi, zbret, zbret, zbret dhe në vitin 2024 eksportet në Shqipëri ishin 32% më pak se në 2023. Jo, ne do bëjmë gjithçka që ato pasuri që ia ka fal Zoti Shqipërisë t’i kthejmë në të mira për qytetarët shqiptarë, për ju që do të vini të investoni, për miqtë tuaj që do të vijnë me ju të investojnë në Shqipëri.

Ballkani i Hapur, Stop! Në kosh do të hidhet. Argati i Vuçiçit do përgjigjet për krimin e tmerrshëm ekonomik që ka kryer ndaj shqiptarëve.

Lajme të lidhura

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

“Ti për lekë shet edhe shpirtin”/ Salianji i kthehet Berishës: Të mban Rama në azil luksi, do ju çmontojmë të dyve, e ke marrë rrugën

13:45 - 02/05/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: Tigrat e Belindës prodhojnë energji 6 herë më shtrenjtë se tregu! SPAK “të ndjek paranë”

13:23 - 02/05/26
“Vetëm kopshti i shtëpisë është sa Pallati i Brigadave”, Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet
Aktualitet

“Vetëm kopshti i shtëpisë është sa Pallati i Brigadave”, Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet

13:19 - 02/05/26
Para
Përleshje mes shqiptarëve në Itali, 4 persona të arrestuar

Përleshje mes shqiptarëve në Itali, 4 persona të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës
Aktualitet

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

15:29 - 02/05/26

Një tjetër fole prostitucioni është zbuluar dhe goditur në qytetin bregdetar të Durrësit me afrimin e sezonit turistik. Një shtetase...

Lexo më shumë
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

15:05 - 02/05/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet

14:40 - 02/05/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

14:24 - 02/05/26
Vodhi disa varëse floriri në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Vodhi disa varëse floriri në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

14:15 - 02/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com