GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mori hak për vrasjen e djalit 9 vjeç/ Disa muaj pasi doli nga burgu, arrestohet për gjobëvënie (Emri)

14:44 - 03/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mori hak për vrasjen e djalit 9 vjeç/ Disa muaj pasi doli nga burgu, arrestohet për gjobëvënie (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar gjatë kësaj të hëne në Lezhë.

U mësua se i arrestuari është Jetmir Llanaj, i cili dyshohet se vendoste gjoba ndaj bizneseve.

Jetmir Llanaj ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llanaj.

Jetmir Llanaj u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri.

Njoftimi i policise

Kapet nga Forca Speciale “RENEA”, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedent për vrasje dhe në kërkim për gjobëvënie ndaj bizneseve. Si rezultat i ndërhyrjes së specializuar policore të shërbimeve të Forcës Speciale “RENEA”, në mbështetje të shërbimeve operacionale të Policisë së Lezhës dhe të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, u mundësua lokalizimi në Mamurras, neutralizimi dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim, J. Ll., 46 vjeç.

Nga hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Lezhë dhe Prokuroria e Lezhës, dyshohet se ky shtetas dhe 4 të tjerë (konkretisht 1 shtetas i arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar penalisht, më datë 19.02.2025), të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë. Gjatë veprimeve hetimore në lidhje me këtë veprimtari kriminale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja në vitin 2012?

Shtetasi Gentian Shkreta mbeti i vdekur në vend dhe vëllai i tij u plagos rëndë në një pritë të ngritur nga dy anëtarë të familjes Llanaj më 4 nëntor të vitit 2012.

Vrasja e sotme, sipas policisë, ndodhi kur dy shtetasit Muharrem Llanaj si dhe Jetmir Llanaj, babai i 9-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në qershor të këtij viti nga dy djemtë e familjes Shkreta, ngritën një pritë.

Sipas policisë, dy vëllezërit Gentian dhe Leli Shkreta po ktheheshin nga Serbia, teksa janë qëlluar për vdekje pranë një pike karburanti, në afërsi të urës së Lumit Droj. Policia shpalli në kërkim dy autorët e dyshuar.

Në muajin qershor Olgert dhe Mariglen Shkreta vranë djalin 9-vjeçar të Jetmir Llanajt gjatë një atentati, duke bërë që dy familjet Llanaj dhe Shkreta të hynin në hasmëri.

Mark Shkreta, babai i dy autorëve u vra mëngjesin e 20 korrikut në kryeqytet. Ai ishte larguar nga Mamurrasi dhe qëndronte në një banesë në periferi të Tiranës, por mëngjesin e 20 korrikut u qëllua për vdekje me breshëri arme.

Policia ndaloi menjëherë babanë e fëmijës së vrarë, por e lëshoi për mungesë provash. Policia ka prova se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.

E gjithë historia tragjike e konfliktit mes dy familjeve Shkreta dhe Llanaj ka ardhur pas një sherri banal të ndodhur në Mamurras, mes babait të fëmijës 9 vjeç dhe një pjesëtari të familjes Shkreta.

Në shenjë hakmarrje, ata dolën në rrugë dhe qëlluan mbi mjetin që po merrte fëmijën nga shkolla. Plumbat plagosën xhaxhain dhe i morën jetën fëmijës.

Etiketa: djaligjobevenieVrasje

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
PD denoncon shkeljet e KPP-së: Nuk zbaton vendimin e Gjykatës për tenderin 1.7 mln euro, fitoi ofruesi me çmimin më të lartë

PD denoncon shkeljet e KPP-së: Nuk zbaton vendimin e Gjykatës për tenderin 1.7 mln euro, fitoi ofruesi me çmimin më të lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com