Tashmë i larguar krejtësisht nga selia blu, Enkelejd Alibeaj ka vendosur të tërhiqet edhe nga rekursi në Gjykatën e lartë për vulën dhe logon e PD.
Për mediat deputeti ka sqaruar se në kohën kur ka bërë rekursin ka qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD, ndërsa sot është në një subjekt të ri politik dhe nuk ka më interes për Partinë Demokratike.
“Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës”, shprehet Alibeaj, ndërsa shton se vendimi i tij është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë.
“Vendimi është individual. Në kohën që unë kam bërë rekursin kam qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD. Kemi krijuar nje subjekt të ri politik, jemi regjisruar dhe jemi në koalicon.
Duke qenë se jemi një parti tjetër, s’kam me interes të ligjshëm të ndjek një proces për logon dhe vulën e PD. Sepse dikur kam qenë në pozitë tjetër dhe sot s’jam në atë pozitë. Kjo është kërkesë ligjore.
Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës. Vendimi im është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë”, shprehet ai.
Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kaluan komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi në qershor mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.
Discussion about this post