GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

27 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja e UÇK-së (Axhenda)

09:31 - 05/03/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
27 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja e UÇK-së (Axhenda)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, duke i bërë një rrethim të hekurt.

Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.

Pikërisht më 5 mars bëhen 27 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe.

Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998.

Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty.

Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”.

Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre. Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Për shënimin e 27-vjetorit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që sot, më 5 mars, ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

Po ashtu nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës dhe në të njëjtën kohë edhe seanca solemne në kuvendet komunale të Kosovës. Nga ora 12:00 do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Po ashtu do të mbahen turne në futsall dhe volejboll në Skenderaj.

Të enjten nga ora 10:00 krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe do të bëhen homazhe në komunat në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Nga ora 19:00 të enjten do të mbahet akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë. Të premten nga ora 19:00 do të jetë Nata e zjarreve në Prekaz

Etiketa: EpopejaKosoveRenia e jasharëve

Lajme të lidhura

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Para
Presidenti Trump mban fjalimin e parë në Kongres: Amerika është rikthyer

Presidenti Trump mban fjalimin e parë në Kongres: Amerika është rikthyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26

Një i ri rreth të 20-ve është qëlluar për vdekje, pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit...

Lexo më shumë
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

15:30 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

15:16 - 22/02/26
‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com