GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Shqipëria do jetë vendi i projekteve të mëdha, do rikthejmë krenarinë te shqiptarët

13:56 - 05/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Shqipëria do jetë vendi i projekteve të mëdha, do rikthejmë krenarinë te shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media tha se qeverisja e demokratëve do të nxirrte vendin nga skamja. “‘Made in Albania’ do jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve”, tha ai.

Berisha shtoi se Shqipëria madhështore do jetë vendi i projekteve të mëdha.

Koalicioni i krijuar, PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste.

Është premtimi më real, më madhështor që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz pse dhe jo të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendojnë se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e largët.

Por unë jam sot para jush për të garantuar ata se Shqipëria madhështore do jetë më e afërt se kurrë dhe do jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.

Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme.

Në këtë kontekst, paketa jonë për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe indeksimin e tij të përvitshëm me shkallën e rritjes së çmimeve, vendosja e rrogës minimale 500 euro, e rrogës mesatare 1200 euro, rritja e pensioneve me 20 përqind, ulja e çmimit të naftës me 30-40 përqind, vendosja e kartës së konsumatorit për të gjithë ata që marrin pensione, minimum jetik dhe rroga të ulëta për të rimbursuar shumën përafërsisht 450 euro në vit për ushqimet dhe gjërat bazë që blejnë.

Çmimi i energjisë prej 7 lekë.

Çmimi i energjisë për bizneset nga 18-24 që është sot, në 6 lekë.

Pjesëtimi me 5 i çmimit për pronën etj do i japin një çlirim të menjëhershëm shqiptarëve nga dhimbjet e skamjes ekstreme.

Pra, në qoftë se do të flasim në terma apolitike, kjo është kolona e dhembshurisë njerëzore.

Shqipëria madhështore bazohet në kolonën e dhembshurisë njerëzore.

Për çka do të ketë në përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave.

Shqipëria nuk do ishte kurrë madhështore nëse nuk do ishte Shqipëria e prodhimit të të mirave, Shqipëria e prodhimeve që do mbushin tregjet e vendit dhe tregjet ndërkombëtare. ‘Made in Albania’ do jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve.

‘Made in Albania’, etiketa e prodhimit në Shqipëri do përbëjë moton e krenarisë së betejës së shqiptarëve.

Nga jugu në veri, lindja në perëndim, nuk gjen kurrë 28 mijë kilometra katrorë me potenciale kaq të jashtëzakonshme si në këtë tokë.

Ndaj dhe, duke vendosur në epiqendër të programit tonë ekonominë, ekonominë, ekonominë, ne rikthehemi me fuqinë më të madhe për të vendosur në piedestal Shqipërinë që prodhon.

Por një gjë që dua të them, ata të cilët dëgjojnë me skepticizëm këto fjalë, që dëgjojnë me skepticizëm shtyllën e dhembshurisë apo Shqipërisë së jetueshme, atyre u kujtoj se ka qenë kjo forcë politike që ka dyfishuar rrogat dhe pensionet si asnjë forcë tjetër politike në atë kohë në Europë dhe në historinë e këtij vendi në 8 vite.

Ata që thonë se ‘Made in Albania’, se prodhimi do jetë baza e krenarisë shqiptare, dhe e konsiderojnë këtë një ekzagjerim, nuk duhet të harrojnë se jemi ne, vështroni shifrat, rritëm me 320 përqind eksportet, të cilat nga viti i kaluar në këtë vit ranë me 32 përqind.

Pra, nxitja e prodhimit dhe eksportit dhe klima më miqësore ndaj biznesit, Shqipëria e taksave të ulëta, potencialet e jashtëzakonshme natyrore, janë të gjitha këto faktorë që shndërrojnë ‘Made in Albania’ në moto kryesore jo vetëm të krenarisë, por edhe të begatimit të shqiptarëve.

Shqipëria Madhështore nënkupton pra projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara. Dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha, inteligjencë artificiale.

 

Etiketa: berishaKryesore1projekte

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Tjetërsoi pronat në bregdet për burrin e Olta Xhaçkës, dështon gjyqi për Jorgo Goron

Tjetërsoi pronat në bregdet për burrin e Olta Xhaçkës, dështon gjyqi për Jorgo Goron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com