GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Shqipëria Madhështore’/ Berisha: Kemi potencialin për ta dhënë energjinë me çmimet më të arsyeshme se çdo vend tjetër

21:22 - 05/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Shqipëria Madhështore’/ Berisha: Kemi potencialin për ta dhënë energjinë me çmimet më të arsyeshme se çdo vend tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, për sektorin e ‘Energjisë dhe burimeve natyrore’, në bashkëpunim me fondacionin ‘Konrad Adenauer’ u shpreh se Shqipëria për PD-në dhe koalicionin ‘Shqipëria Madhështore’, do mund të japë përgjigjen më të shkëlqyer, problemeve të mëdha të akumuluara.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, Shqipëria ka potenciale të mëdha diellore por 12 vitet e fundit janë ndërtuar gjithsej me kontratat e tyre, disa parqe të vogla që shkojnë apo jo, 50-60 megavat në tërësinë e tyre, në një kohë që Shqipëria është një nga vendet më me diell të të gjithë rajonit.

Kryedemokrati u shpreh se përmes projektit ´Shqipëria Madhështore´, vendi nynë mund të bëhet realisht një superfuqi energjitike rajonale. Berisha tha se përmes programit të PD, këmbëngulim dhe dëshirojmë që Shqipëria të shndërrohet në një superfuqi energjetike e rajonit, ku përfituesit e parë të jenë qytetarët shqiptarë. ‘Made in Albania’ do të jetë motoja e krenarisë kombëtare, u shpreh Berisha, duke theksuar se shqiptarët duhet të krenohen me markën ‘Made in Albania’ me prodhimin ‘Made in Albania’.

Ai shtoi se Shqipëria ka mundësi dhe potenciale për të dhënë çmimet më të ulëta për konsumatorët, më shumë se çdo vend tjetër.

‘Ka një vend, mund të jenë shumë, por një di unë, që i furnizon qytetarët e saj me ujë falas, krenarisht. Austria. Pas Austrisë, Shqipëria nuk po them të japë energjinë falas, por mund ta japë absolutisht me çmimet më të arsyeshme që mund ta japë një vend tjetër’, theksoi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, u shpreh se, do ketë transparencë në shfrytëzimin e burimeve të naftës dhe gazit në Shqipëri.

‘Rezervat e Shqipërisë janë të mëdha në gaz dhe naftë. Janë të pamohueshme. Gjithnjë ky vend ka mikluar dhe ka tërhequr kompanitë më të mëdha të botës. Kanë ardhur, kanë ikë, por interesi po këtu është’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Kryedemokrati u shpreh se energjia do të shndërrohet në një nga sektorët më fitimprurës dhe në një nga gjeneratorët kryesorë të begatisë për shqiptarët. Berisha theksoi se, ‘Made in Albania’ do mbetet krenaria për shqiptarët pasi do të bëhet gjithçka që këto minerale të përpunohen jo vetëm në pasurim apo shkrirje, por do bëjmë gjithçka që ato të shndërrohen në Shqipëri në pjesë prodhimi, në makineri prodhimi.

Në fjalën përmbyllëse në prezantimin e programit të energjisë dhe burimeve natyrore, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se, me ardhjen në pushtet do të përmbyset shpërndarja e të ardhurave buxhetore.

Berisha tha se duke ‘vënë në epiqendër së pari qytetarin, rrogat, pensionin, jetën e tij, të bindur, kjo është rruga më e mirë për të ecur drejt prosperitetit, zhvillimit, për ta bërë Shqipërinë të jetueshme’.

Kryetari i PD-së theksoi në fjalë se, Partia Demokratike dhe qeverisja e saj, synon që të shndërrojë pasuritë natyrore, pasuritë publike në mirësi të mira për qytetarët shqiptarë në vende pune, në prodhim dhe në zhvillim.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas motorin, plagoset 1 person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com