GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha i përgjigjet Ramës: Mashtrues pa një program për qytetarët, i mbeti në gojë bufi, zhaba e zhapiku

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha i përgjigjet Ramës: Mashtrues pa një program për qytetarët, i mbeti në gojë bufi, zhaba e zhapiku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka vazhduar akuzat ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një njeri që po jeton në një “komë politike”. Ai theksoi se një lider që ndodhet në këtë gjendje nuk duhet të marrë vëmendjen e publikut.

Në këtë fushatë elektorale, Rama ka zgjedhur të sulmojë Berishën duke e cilësuar si “buf kënete”.

Berisha tha se nuk dëshiron ta komentojë pasi sipas tij Rama është një person që flet çdo ditë për hardhuca, zhapikë e bretkosa.

“Lëreni në botën e tij, mos e nxiri nga bota e tij”, tha Berisha.

Detyra ime është të paraqes para jush, të dal i hapur para gazetarëve që mbrojnë interesin publik, me programin dhe projektin e PD. Nuk mund të komentoj, nuk dua të harxhoj asnjë minutë kohë me njeriun e mashtrimit publik, i cili- duhet të informoj mediat dhe shqiptarët- se i sajon vetë pyetjet që don dhe mashtron qytetarët dhe mediat sikur ato i vijnë.

Unë dua t’u them qytetarëve shqiptare dhe medieve, se nga verifikimi i fakteve, në 1400 komente, nuk ekzistonte as pyetja, as emri i atij që Edi Rama pretendonte se e ka pyetur.

Dhe unë do i kërkoj zyrës së shtypit të bëjë një njoftim për këtë se ky përbën mashtrim publik.

A mundet unë t’i përgjigjem një mashtruesi publik? Që në momentin që ai del dhe thotë se filani, e zëvendëson me gazetarin, më pyeti dhe përgjigjet pa e pyetur fare, do të thotë se ai i ka bërë vetes një pyetje dhe ka hartuar një përgjigje, ky meriton përçmim.

Dhe unë, të isha gazetar, unë i bëja padi publike atij për mashtrim publik se ka gjetur mënyrën më skandaloze për të shmangur transparencën para gazetarëve.

Nuk ka ndodhur kurrë kjo në historinë e Shqipërisë, hera e parë që ndodh. Aq i kriminalizuar është, aq i zhytur është, sa ka frikë edhe nga rojet e ndërtesave të gazetave dhe televizioneve, se mos po i bëjnë një pyetje.

A ia vlen t’i komentojmë pyetjet e tij? Nuk ia vlen fare. Le ta lëmë çdo ditë të flasë pwr zhaba, hardhuca, bretkosa. Lëreni në botën e tij, të mos e nxjerrim nga ajo”, tha ai.

 

 

 

 

Etiketa: berisham ramabufi

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria
Breaking Views

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26
Para

“Ndryshime të mëdha…”, çfarë parashikojnë yjet për tri shenjat më fatlume të muajit mars

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com